fbpx
Sorgun Akadia

Sorgun Akadia

Sep 6, 2023

✅Transferi: 60 Minuta
✅Plazhi: 5min
✅Koncepti: Ultra All Inclusive
✅Regjioni: Side

Sorgun Akadia është një qendër ekskluzive e pushimeve, vendosur në një pozitë të privilegjuar vetëm 7 kilometra larg qytetit antik Side. Ky hotel unik është i pajisur me të gjitha komoditetet e nevojshme për një qëndrim të këndshëm.

Koncepti i punes eshte “Ultra All Inclusive” dhe është i dedikuar vetëm të rriturve, duke ofruar një përvojë të qetë dhe të relaksuar, ideal për muajin e mjaltit.

Hoteli përfshin një ndërtesë kryesore me arkitekturë moderne dhe hapësira të gjerë, ku do të keni akses të lirë në internet në çdo cep të tij. Të gjitha dhomat në hotel janë të pajisura me televizor me ekran LED, minibar premium të plotësuar çdo ditë me ujë dhe pije të ndryshme, si dhe kompletet e higjienës personale.

Si një hotel luksoz, Sorgun Akadia ofron shërbim në Akadia Restaurant, Pool Bar, Beach Bar dhe Lobby Bar, me një staf miqësor dhe një gamë të pasur të pijeve dhe ushqimit të shijshëm. Për ata që dëshirojnë të eksplorojnë më tej shijet e kulinarisë, ekzistojnë gjithashtu opsione për të ngrënë në restorante A la Carte, ku mund të provoni menutë tradicionale dhe gatimet e ndryshme ndërkombëtare.

Përveç kësaj, hoteli ofron 5 pishina, 3 të jashtme dhe 2 të brendshme. Ka gjithashtu një plazh me rërë që mund të arrihet në 5 minuta në këmbë ose me një shërbim transporti të disponueshëm nga hoteli, i cili funksionon gjatë gjithë ditës, nga ora 08:00 deri në 18:00. Ne plazh do të keni qasje në çadra dhe një bar të pajisur me pije të importuara dhe lokale.

Në fund, vlen të theksohet se të gjithë mysafirët kanë mundësinë të marrin pjesë në klasa joge, të përdorin palestrën, dhe të marrin pjesë në ekskursionet në grup, shëtitjet në pyll dhe peshkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *