Si të udhëtoni rehat me fëmijë të vegjël?
Udhëtimi me një foshnjë ose me fëmijë nën dy vjeç mund të jetë një sfidë, veçanërisht nëse keni nevojë të udhëtoni me ajër në distanca të gjata. Kërkon shumë përgatitje për të siguruar që fëmija juaj të jetë jo vetëm i rehatshëm, por i sigurt gjatë dhe pas fluturimi.
Merrni tani super ofertën e Turismo Travel dhe kalo një super pushim në Antalya
Kur vendosni te udhetoni me nje foshnje ose femij te vogel e vetmja gjë që duhet të merrni parasysh janë disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë të gjithëve të udhëtoni të qetë.
Si fillim duhet t’ju themi se para nisjes duhet të mësoni kushtet e kompanisë që do të udhëtoni në lidhje me ato çfarë ajo ofron për fëmijët e vegjël si edhe dokumentat që duhet të keni me vete.
të keni me vete.
1. Nuk duhet t’i jepni pije
Evitoni dhënien e çdo lloj pije tjetër, përvec kamomilit dhe qumështit në rast se fëmija do të pijë diçka.
2. Shkoni në banjo para se të niseni
Për të evituar frekuentimin e shpeshtë të banjos nga ana e fëmijës tuaj gjatë fluturimit, gjë e cila do të prishë rehatinë tuaj, duhet të shkoni në banjo para se avioni të niset për fluturim.
3. Hipni të fundit në avion
Mund të duket dicka qesharake por do t’ju japë më shumë kohë për të lëvizur në aeroport. Fëmijëve nuk do t’ju pëlqejë të qëndrojnë për një kohë të gjatë ulur dhe për këtë arsye kjo do të ishte diçka shumë e favorshme për ta mbajtur atë të qetë.
4. Merrni me vete një medikament
Nëse fëmija juaj në një moment nuk do të ndihet mirë ju do të keni mundësi të ndërhyni, por sigurisht që më parë duhet të keni marrë edhe mendimin e mjekut (para nisjes për udhëtim duhet të bëni një kontroll tek ai).
Disa nga medikamentet që duhet të merrni me vete janë këto
- Një reduktues i dhimbjes dhe etheve, të tilla si ibuprofen ose acetaminofen
- Një krem steroide për kruajtjen
- Një antihistamine për reaksione alergjike
- Një ilaç për kollën dhe ftohjen për fëmijët më të rritur
- Një çantë e rregullt e ndihmës së parë
5. Visheni fëmijën tuaj me veshje të rehatshme
Pasi ka hipur në bord mund të ndodhë që në një moment fëmija të ketë ftohë apo vapë, dhe për këtë arsye ju duhet ta vishni atë në mënyrë sa më të rehatshme, duke pasur mundësinë t’i hiqni apo shtoni një veshje sipas nevojës
6. Pelena dhe peceta për foshnjën
Mos harroni të paketoni shumë pelena dhe peceta për udhëtimin tuaj. Nëse avioni ka një tavolinë ndërrimi në banjë, ju jeni gati. Nëse jo, keni dy mundësi, përdorni sediljen e mbyllur të tualetit në banjën e ngushtë si një tavolinë ndërrimi ose ngrihuni dhe kthejeni ndenjësen e aeroplanit në një zonë ndërrimi.
7. Bëni diçka për dhimbjen e veshëve
Para se të niseni për udhëtim duhet të bëni një vizitë tek mjeku në mënyrë që të jeni të sigurta se fëmija nuk ka ndonjë problem. Në momentin e ngritjes dhe uljes së avionit duhet t’i jepni fëmijës tuaj të përtypë një çamçakëz nëse është i rritur dhe gjirin apo një çuço nëse është i vogël.
Merrni tani super ofertën e Turismo Travel dhe kalo një super pushim në Antalya