Cka me bo 5 ditë në Dubai?
Nëse ende keni dyshime se a është e mundur të vizitoni Dubain për shkak të kostove të larta, është koha te kontaktoni me Turismo Travel. Me ofertat speciale që Turismo Travel ju ofron do t’ju ndihmojë të ndryshoni këtë mendim. Mund të jetë koha që të përjetoni 5 ditë të mahnitshme në Dubai.
Me Turismo Travel, përveç rezervimit të biletave, do të përfitoni një sërë rekomandimesh për hotele që variojnë nga opsionet më ekonomike deri te ato luksoze. Dhe kjo nuk është tëra – Turismo Travel kujdeset për çdo detaj, duke ju ndihmuar edhe në planifikimin e ditëve në Dubai dhe duke e lehtësuar edhe procesin e rezervimit për atraksionet më të njohura, me çmime jashtëzakonisht të volitshme. Dhe nëse keni ndër mend t’i bëni një propozim të veçantë partneres tuaj gjatë këtij udhëtimi…🤫 Shhh, sekreti juaj mbetet i sigurt me ne për një organizim të përkryer të organizuar deri në detajin më të vogel!
Ja një plan i thjeshtë që do t’ju ndihmojë të shijoni maksimumin e Dubait:
Dita e parë: Para se të nisni ditën tuaj me një shëtitje në Dubai, mos harroni të shijoni mengjesin e shijshëm që ofron hoteli ku jeni akomoduar.
Ora 10:00 – Burj Khalifa
Filloni eksplorimin tuaj në Burj Khalifa, ndërtesën më të lartë në botë. Me një biletë prej 60,00 Euro, ngjituni në nivelet “At the Top” për të shijuar pamje panoramike të Dubait mos harroni rezervimin për në Burj Khalifa mund ta beni në Turismo Travel . Koha ideale për të bërë fotografi dhe për të përjetuar madhështinë e qytetit.
Ora 12:00 – Shëtitje në Dubai Mall
Vetëm pak hapa nga Burj Khalifa ndodhet Dubai Mall, një destinacion që ofron më shumë sesa shopping. Zbuloni Dubai Aquarium & Underwater Zoo ose shijoni bukurinë e The Waterfall.
Ora 13:30 – Drekë me Pamje nga Dubai Fountain
Zgjidhni një nga restorantet në Dubai Mall për të shijuar një drekë relaksuese. Ndërkohë, mos e humbisni shfaqjen e famshme të ujëvarave të Dubai Fountain, një spektakël magjepsës i ujit, muzikës dhe dritave.Për të zgjedhur vendin më të mirë për drekë merrni parasysh disa nga sugjerimet nga Turismo Travel .
Ora 15:30 – Eksplorim në Souk Al Bahar
Kaloni në Souk Al Bahar, një treg tradicional me suvenire, kafene dhe një atmosferë autentike arabe. Është vendi ideal për të ndjerë frymën tradicionale të Dubait. Pastaj mbylleni ditën duke udhëtuar drejt Dubai Marina, ku mund të bëni një shëtitje përgjatë kanaleve ujore ose të shijoni një darkë të qetë në një nga restorantet e shumta buzë detit ose të keni darkën tuaj luksoze në një anije tradicionale e cila ka një kosto prej 55,00 Euro, Turismo Travel ka sugjerime të shumta për të shijuar ju këtë darkë.
Sugjerim: Rezervoni paraprakisht përmes Turismo Travel për të shmangur vonesat, veçanërisht për Burj Khalifa dhe Dubai Fountain. 😊
Dita e Dytë në Dubai: Pas një mëngjesi të qetë në hotel, përgatituni për një ditë emocionuese duke eksploruar atraksionet më të njohura të Dubait.
Ora 09:00 – Dubai City Tour (50,00 Euro)
Filloni ditën me një tur të organizuar të qytetit, që ofron një përmbledhje të traditës dhe modernitetit të Dubait. Në këtë tur, do të vizitoni:
- Bastakiya: Lagjja historike e qytetit me rrugicat e saj të ngushta dhe ndërtesat tradicionale.
- Gold & Spice Souks: Tregjet e arit dhe erëzave ku mund të eksploroni aromat dhe shijet autentike.
- Jumeirah Mosque: Një xhami e mahnitshme që pasqyron kulturën islame.
- Burj Al Arab: Mundësi për të shkrepur fotografi pranë hotelit të famshëm në formë veli.
- Palm Jumeirah: Fotografi pranë Atlantis the Palm, një ikonë moderne e Dubait.
Ky tur zgjat 4-5 orë dhe është mënyra më e mirë për të parë pikat kryesore të qytetit me një udhërrëfyes profesionist e të cilin do e keni pasi që udhëtimin tuaj e keni rezervuar me Turismo Travel.
Ora 13:30 – The View at The Palm (35,00 Euro)
Pas turit, drejtohuni tek The View at The Palm, ku një platformë observimi në Palm Tower ofron pamje mahnitëse. Nga ky vend, mund të shihni strukturën ikonike të Palm Jumeirah dhe horizontin modern të Dubait. Ky destinacion është ideal për ata që duan fotografi unike dhe një përvojë relaksuese. Biletat për The View Palm Duba janë 35,00 Euro dhe mund ti siguroni nga Turismo Travel.
Ora 15:00 – Dubai Frame (30,00 Euro)
Udhëtimi vazhdon drejt Dubai Frame, një strukturë e veçantë që lidh të kaluarën me të ardhmen e Dubait. Platforma në katin e sipërm ofron pamje nga dy anë: Dubai i vjetër dhe ai modern. Është një vend që do t’ju ndihmojë të kuptoni transformimin e qytetit në dekadat e fundit. Gjithashtu biletat për në Dubai Frame janë 30 Euro dhe do mund ti siguroni në Turismo Travel që ti shmangni pritjet e gjata!
Ora 16:30 – Miracle Garden & Global Village (40,00 Euro)
Pasdite, drejtohuni në Miracle Garden, kopshtin më të madh me lule në botë, i cili do t’ju mahnisë me format e tij unike, si aeroplani i Emirates i mbuluar me lule dhe tuneli i luleve shumëngjyrëshe. Në mbrëmje, vazhdoni në Global Village, një vend ku kultura të ndryshme nga e gjithë bota bashkohen përmes pavioneve, ushqimeve dhe shfaqjeve live. Kaloni disa orë me një cmim shumë të volitshëm(40,00 Euro) duke shijuar atmosferën festive dhe duke provuar shijet tradicionale nga vende të ndryshme të gjitha duke i rezervuar përmes Turismo Travel.
Pas një dite të mbushur me eksplorime dhe përvoja të veçanta, kthehuni në hotel për të pushuar dhe për t’u përgatitur për aventurat e ditëve në vijim.
Këshillë për vizitorët: Rezervoni paraprakisht biletat në Turismo Travel për atraksionet kryesore për të shmangur vonesat dhe për të përfituar çmimet më të mira. Kjo do të sigurojë që dita juaj të jetë sa më efikase dhe pa stres. 😊
Dita e Tretë: Pas një mëngjesi të freskët dhe relaksues në hotel, përgatituni për një ditë emocionuese mes kafshëve ekzotike dhe peizazheve të shkretëtirës.
Ora 09:00 – Vizitë në Dubai Safari Park (28,00 Euro)
Niseni ditën duke vizituar Dubai Safari Park, një destinacion që ofron një përvojë unike për të eksploruar botën e kafshëve nga e gjithë bota.
- Atraksionet kryesore:
- Safari Village: Ku mund të shihni kafshë nga Afrika dhe Azia në një mjedis natyral.
- Arabian Desert Safari: Një pjesë që tregon faunën e shkretëtirës arabe.
- Kid’s Farm: Një eksperiencë edukative për të mësuar më shumë rreth kafshëve shtëpiake dhe eksotike.
- Shijoni shfaqjet e kafshëve dhe programet edukative gjatë vizitës.
Koha e rekomanduar: 3-4 orë.
Ora 13:00 – Rikthim në hotel dhe pushim
Kthehuni në hotel për të pushuar dhe rifreskuar veten për aventurën e pasdites dhe mbrëmjes
Pasdite, nisni një përvojë autentike në shkretëtirë që përfshin: Dubai Desert Safari me Darkë (50,00 Euro)
Do të jetë një organizim i menduar ne detaje nga Turismo Travel, duke siguruar edhe transportin tuaj qe nga hoteli deri tek aventura juaj për një pasdite të gjatë.
- Dune Bashing: Adrenalinë në dunat e rërës me një shofer të specializuar.
- Shëtitja me deve: Një shëtitje tradicionale mbi deve në shkretëtirë.
- Shkrepje Fotografie me Kostume Tradicionale: Mundësi për të provuar veshjet tradicionale arabe.
- Mbrëmjen e kaloni në një kamp beduinësh ku mund të shijoni:
- Një darkë bufe me gatime tradicionale dhe ndërkombëtare.
- Shfaqje argëtuese, përfshirë Tanoura Dance, vallëzime me zjarr dhe belly dance.
Rikthim në hotel
Pas një dite plot aventura, kthehuni në hotel për të pushuar dhe për të përgatitur itinerarin për ditët në vijim , si dhe të postoni fotot tuaja në instagram, poor mos harroni të bëmni tag TURISMO TRAVEL.
Këshillë: Sigurohuni që të visheni me rroba komode për parkun dhe shkretëtirën. Përdorni krem kundër diellit dhe mbani ujë të mjaftueshëm gjatë gjithë ditës!
Dita e Katërt në Dubai: Filloni ditën me një mëngjes të freskët dhe të qetë në hotel, duke u përgatitur për një udhëtim emocionues drejt kryeqytetit të Emirateve, Abu Dhabi.
Ora 08:00 – Abu Dhabi & Sheikh Zayed Mosque City Tour (60,00 Euro)
Dita nis me një tur të organizuar nga Turismo Travel drejt Abu Dhabi, ku mund të përjetoni një përzierje të kulturës, historisë dhe arkitekturës madhështore dhe e gjitha kjo me një cmim shumë të volitshëm!
- Sheikh Zayed Grand Mosque: Një nga xhamitë më të mëdha dhe më të bukura në botë. Kupolat e saj të bardha, dekorimet me ar dhe reflektimi në pishinat përreth e bëjnë këtë vend një mrekulli vizuale.
- Corniche dhe Etihad Towers: Shëtisni përgjatë Corniche, një zonë e gjelbër dhe e pastër me pamje drejt Gjirit Persik, dhe mos harroni të vizitoni Etihad Towers, të famshme nga filmi “Fast and Furious 7”.
- Heritage Village: Një vend ku do të zbuloni jetesën tradicionale të Emirateve përpara epokës së modernizimit.
Pas turit, kthehuni në Dubai dhe relaksohuni për pak orë në hotel.
Ora 19:00 – Mbrëmje Luksoze në Burj Al Arab
Përmbylleni ditën me një përvojë mbresëlënëse në Burj Al Arab, simbolin e luksit në Dubai. Zgjidhni një nga opsionet më poshtë për një mbrëmje të paharrueshme të gjitha rezervimt per në Burj Al Arab do mund ti beni në Turismo Travel me super cmime:
- Vizita në Burj Al Arab (65,00 Euro): Hyni brenda hotelit dhe shijoni dizajnin e tij luksoz, duke mësuar për historinë dhe arkitekturën e tij unike.
- Tur me Cappuccino të Artë (110,00 Euro): Provoni një cappuccino të veçantë të zbukuruar me flori 24-karatësh në një nga sallonet elegante të hotelit.
Nëse dëshironi të përjetoni adrenalinën me Jet Ski, athëhere duhet që të vizitoni më heret Burj Al Arab
- Tur me Jet Ski rreth Burj Al Arab (95,00 Euro): Për adhuruesit e aventurave, një tur me jet ski është mënyra perfekte për të admiruar këtë strukturë madhështore nga uji.
- Jet Ski Tour: Burj Al Arab & Atlantis (150,00 Euro): Ky tur i gjatë kombinon pamjet e Burj Al Arab dhe resortit ikonik Atlantis The Palm për një përvojë të plotë dhe emocionuese.
Këshillë: Për turin e mëngjesit në Sheikh Zayed Mosque, sigurohuni të respektoni kodin e veshjes (veshje të gjata dhe modeste). Për aktivitetet e mbrëmjes, rezervoni paraprakisht në Turismo Travel për të shmangur vonesat dhe për të siguruar përvojën tuaj të preferuar.
Dita e Pestë në Dubai: Koha e Lirë dhe Kthimi
Pas një mëngjesi të qetë në hotel, dita e pestë është koha e lirë për t’u relaksuar para fluturimit të kthimit.
Kjo është dita e fundit për të shijuar Dubai-n dhe për t’u përgatitur për udhëtimin tuaj të kthimit. Pavarësisht nga koha që keni në dispozicion, mund të shijoni një mëngjes të qetë, të relaksoheni dhe të bëni përgatitjet e nevojshme për transferimin në aeroport.
Në përputhje me orarin e fluturimit, transferohuni në Dubai International Airport ose në Abu Dhabi për të kapur fluturimin tuaj. Gjithçka do të jetë e organizuar nga Turismo Travel, përfshirë transferimin nga hoteli juaj në aeroport.
Përveç të gjitha aktiviteteve që kemi cekur për 5 ditë në artikull, me Turismo Travel mund të rezervoni edhe shumë mundësi tjera për të shijuar Dubai-n në mënyrën më emocionuese. Nga ekskursione me helikopter mbi qytet, ture me jaht, dhe vizita në parqe të njohura si Dubai Parks & Resorts dhe Aquaventure Water Park, mund të krijoni përvoja unike që do t’ju mbeten në kujtim. Po ashtu, mund të eksploroni Dubai Aquarium & Underwater Zoo, të shijoni pamjet nga Sky Views ose të provoni guximin tuaj me Edge Walk. Çdo aktivitet mund të organizohet dhe sigurohet përmes Turismo Travel, duke e bërë udhëtimin tuaj në Dubai një përvojë të paharrueshme me cmime shume te volitshme.