fbpx
Pse me shku ne Rila Borovets?

Pse me shku ne Rila Borovets?

Oct 29, 2025

Nëse je prej atyre që mezi presin dimrin për me i vesh çizmet e skive e me e ndje borën nën këmbë – atëherë Borovets është vendi yt!
malin madhështor Rila, resorti më i vjetër dhe më legjendar i Bullgarisë ju ofron një përvojë që kombinon adrenalinën e pistave, qetësinë e natyrës dhe ritmin e festave pas skive.
Këtu çdo mëngjes fillon me pamjen e maleve të mbuluara nga bora, dhe përfundon me gotën e ngrohtë të çajit ose rakisë në një bar të ngrohtë me pamje magjike.

Borovets gjenden pista të përsosura për çdo nivel, skijo diten ose natën ose edhe bej një shëtitje relaksuese në pyjet e Rilës e gjithë kjo me një atmosferë që të bën të harrosh orarin, stresin dhe telefonin, pushim per qefi me Turismo Travel.

Për ta bërë përvojën tënde edhe më të lehtë, Turismo Travel kujdeset për gjithçka:
🗓️ Rezervimin e resortit sipas qefit tënd – nga hotelet luksoze me spa e po ashtu edhe ato me ekonomike!
🎟️ Ski pass-et, pajisjet dhe udhëzuesit lokalë, që ti të mos merresh me detaje, por vetëm të shijosh çdo moment në borë.
Pra, nëse dimri është sezoni yt i preferuar, Rila Borovets është vendi yt!

Destinacioni që s’duhet ta lësh pa e provuar – dhe me Turismo Travel, çdo hap drejt skijimit bëhet shumë më i lehtë, më i sigurt dhe… shumë më argëtues!


Pse pikërisht Borovets?

Sepse është klasik, i bukur dhe me çmime të volitshme, jo vetëm për milionerë!
Vetëm 70 km larg Sofjes, mund të ngjitesh në ajrin e pastër të malit për më pak se dy orë dhe bam — je në mes të një resorti që s’ka asgjë më pak se Alpet!

Borovets është resorti më i vjetër i skijimit në Ballkan (po, që nga shekulli XIX – mbretërit bullgarë vinin këtu për pushime!) dhe sot ofron pista moderne, ndriçim për ski natën, si dhe bare ku mund të vallëzosh me çizme ski pa e ndier fare që ke harxhuar gjithë ditën duke rrëshqitur.

Çka mund të bësh aty?

1. Ski, ski dhe prapë ski!
Borovets ka më shumë se 58 km pista për çdo nivel – nga fillestarët që ende rrëzohen, deri te ata që “fluturojnë” nëpër borë sikur po garojnë për medalje olimpike.
Resorti ka edhe shkolla skijimi me instruktorë super miqësorë, që do të të ndihmojnë të ngrihesh nga bora për herën e dytë e të tretë me buzëqeshje.

2. Snowboard & freeride
Nëse je tip “cool”, me dëshirë për pak adrenalinë, Borovets të jep terrene të përsosura për snowboard dhe freestyle – mund të bësh salto (ose të provosh t’i bësh 😅).


🍻 Jeta pas pistës – Apres Ski në stilin Borovets

Pas një dite në borë, fillon ajo pjesa më e mirë: relaks total!
Resorti është plot me bare, lodge, pub-e e klube ku muzika, ushqimi tradicional bullgar dhe rakia e ngrohtë të bëjnë të harrosh lodhjen.
Nëse s’je tip i alkoolit – ka spa, sauna e pishina me ujë të ngrohtë që do t’i adhurosh pas skive.


❤️ Pse do ta duash Borovets-in?

Sepse është afër, i përballueshëm, i bukur dhe plot jetë.
Një vend ku mund të ndihesh si në Alpet zvicerane – por me një çmim shumë më të volitshem,.
Një resort ku çdo ditë është aventurë dhe çdo natë është festë.


Pra, nëse po kërkon vendin ku bora është më e bardhë, ajri më i pastër dhe adrenalina më e lartë – RILA BOROVETS të pret!
Merri shokët, vesh çizmet e skive dhe nisu drejt Rila Borovets – pjesën tjetër e kryn Turismo Travel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *