fbpx
OFERTË SPECIALE – Për vetëm 639€ super pushime në TUI Blue Lagoon Princess, Greqi

OFERTË SPECIALE – Për vetëm 639€ super pushime në TUI Blue Lagoon Princess, Greqi

Aug 14, 2023

Në mes të bukurisë natyrale të Gadishullit të Kassandras në Greqi, Hotel TUI Blue Lagoon Princess eshte vendi ideal per pushime tuaja. Ky hotel i mahnitshëm shpalos një botë të veçantë elegancë dhe komoditeti. Edhe kete here Turismo Travel ju sjell një mundësi të rrallë për të shijuar të gjitha këto në një ofertë që nuk mund ta lini pas dore, vetëm 639 Euro për 5 netë dhe 6 ditë të mrekullueshme pushimi!

Hotel TUI Blue Lagoon Princess është një destinacion ekskluziv ku pamjet e Detit Egje bashkohen me pamjen përrallore të kopshtit. Por ajo që vërtet e bën këtë hotel të dalë nga masa është shërbimi i shkëlqyeshëm dhe gamë e gjerë e aktiviteteve për të kënaqur çdo dëshirë tuajen. Për pushuesit që duan të relaksohen, plazhi i zonës është i përsosur, për ata që kërkojnë aventurë, aktivitetet në ujë janë të pazëvendësueshme.

Turismo Travel ju sjell një oferte speciale  për të eksploruar këtë parajsë të pushimit, për vetëm 639 Euro, ju mund të përjetoni këtë eksperiencë të jashtëzakonshme për 5 netë dhe 6 ditë. Kjo paket e vecantë përfshin akomodimin, shërbimin all-inclusive dhe hyrjen në të gjitha facilitetet që ofron hoteli, si pishinat, restorantet dhe shumë të tjera.

Ndërsa qëndroni në TUI Blue Lagoon Princess, keni mundësinë të eksploroni jo vetëm bukuritë e hotelit, por edhe të vizitoni atraksionet vendase. Nga qyteti tradicional i Kassandras deri te mrekullitë e Kallitheas, ky destinacion ofron aventura të pafundme dhe shije autentike.

Cka ofron për pushuesit TUI Blue Lagoon Princess?

Hotel TUI Blue Lagoon Princess ofron të gjitha ato që pritet nga një turist i sofistikuar: luks, komoditet, pishina të ndryshme, Spa, objekte për fëmijë dhe aktivitete sportive në disa fjalë, ambientin ideal për pushime familjare.

Akomodimi i mysafirëve ofron të gjitha komoditetet: ajër të kondicionuar, televizor satelitor, telefon, Wifi, frigorifer dhe pajisje për çaj/kafe. Ka një gamë te gjerë të llojeve të dhomave të ofruara, duke filluar nga dhomat standarde me pamje kopshti dhe deti, junior suitat me pamje kopshti ose me pishinë të ndarë, deri te suitat deluxe me pishinë private.

Vendndodhja në një plazh me rërë të artë dhe ujë kristaltë që reflekton të gjelbërën e thellë të pyllit të pishave, e bën këtë ambient të përsosur për të nisur ëndrrat tuaja.

Në një shikim të shpejtë:

  • Vendndodhje e drejtpërdrejtë në plazh
  • Dhoma dhe suitat luksoze
  • Koncepti i shërbimit – All inclusive
  • Disa pishina dhe teresa dielli, Jakuzi dhe dyshek uji
  • 3 restorante dhe 5 bare
  • Spa me pishinë të brendshme, qendër bukurie
  • Zbavitje dhe aktivitete profesionale
  • Klubi i Fëmijëve me mbikëqyrje

Blue Lagoon Princess është më shumë se një hotel – është një destinacion i përrallor që ofron përvojën e një pushimi të veçantë në bregdetin e Greqisë. Një oaz i komoditetit, relaksimit dhe aventurave, ku pamjet e Detit Egje bashkohen me këndshmerinë e shërbimeve dhe aktiviteteve të përsosura.

Ndalojeni kohën për një periudhë të këndshme në këtë oaz të pushimit të thellë, dhe lini që ëndrrat tuaja të fillon të jetës.

Per vetem 639 Euro me TURISMO TRAVEL perjeto pushimin e merituar në Greqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *