Stamboll – A duhet të qëndroni në Sulltanahmet apo Taksim?
A duhet të qëndroj në Sulltanahmet (Laleli) apo Beyoglu (Taksim)?
Kjo është një pyetje e shpeshtë për klientët tanë që planifikojnë të zbulojnë magjinë e Stambollit me ofertat speciale të Turismo Travel. Duke qenë se të dyja zonat kanë bukurinë dhe tërheqjet e tyre unike, nuk ka një përgjigje të prerë për këtë dilemë.
Për të marrë vendimin e duhur, gjithçka varet nga preferencat dhe stili i udhëtimit të secilit. Le të shqyrtojmë më në detaje dallimet mes këtyre dy zonave për t’ju ndihmuar të zgjidhni më të mirën për qëndrimin tuaj!
Sulltanahmet
Një nga arsyet më të mira për të qëndruar në Sulltanahmet është afërsia e saj me disa prej atraksioneve më të njohura të Stambollit: Xhamia Hagia Sophia, Xhamia Blu, Pallati Topkapi, Cisternën e Bazilikës dhe Pazarin e Madh. Të gjitha këto ndodhen në një distancë shumë të shkurtër nga shumica e hoteleve në këtë zonë, duke e bërë Sulltanahmetin një qendër të gjallë turistike që ndërthur historinë, arkitekturën, kulturën dhe artin e qytetit. Një detaj tjeter i rëndesishëm që në Turismo Travel do ju tregojn gjithmonë kur beni rezervimin është se të gjitha atraksionet në Sulltanahmet janë afër njëra tjetrës në këmbë duke e bërë edhe më të lehtë për ju këtë eksperienc!
Ju duhet të zgjidhni të qendroni në Sulltanahmet nese:
- Është hera juaj e parë në Stamboll: Nëse keni vetëm 3 ditë për të vizituar qytetin, Sulltanahmeti është zgjedhja ideale, pasi do të jeni shumë afër atraksioneve kryesore dhe nuk do të humbni kohë e para për transport.
- Doni foto perfekte për Instagram: Sulltanahmeti ofron vende ikonike për pamje të papërsëritshme, si xhamitë madhështore dhe rrugicat e mbushura me kulturë.
- Dëshironi të përjetoni historin e Stambollit: Shumica e imazheve ikonike të Stambollit janë në Sulltanahmet – xhamitë, pallatet dhe muzetë e kësaj zone janë simbolet e qytetit. Ashtu siç disa njerëz preferojnë të qëndrojnë pranë Kullës Eiffel në Paris apo pranë Koloseut në Romë, qëndrimi në Sulltanahmet ju lejon të jetoni magjinë e vërtetë të Stambollit, pranë Hagia Sofia dhe Xhamisë Blu.
Taksim
Taksimi është zemra e energjisë bashkëkohore të Stambollit, me monumente të veçanta si Pallati Dolmabahçe dhe Kulla e Galatës, ndërsa Rruga e famshme Istiklal është një arterie plot gjallëri që lidh të gjitha atraksionet e zonës. Taksimi njihet për lagje unike si Cihangir dhe Galata, të mbushura me kafene të ngrohta, restorante të larmishme dhe një jetë nate që nuk ndalon asnjëherë. Zona e modës Nişantaşı ndodhet fare afër, dhe qendrat tregtare kryesore si Cevahir AVM dhe Zorlu Center janë vetëm disa ndalesa metro larg. Një detaj tjetër i rëndësishëm që në Turismo Travel do t’ju theksojnë gjithmonë për Taksimin është se ky rajon ofron një përzierje unike të kulturës dhe argëtimit, me shumë atraksione brenda një shëtitje të shkurtër. Nga Rruga Istiklal e mbushur me dyqane dhe kafene, deri te Kulla e Galatës që ofron pamje mbresëlënëse, çdo hap në Taksim ju afron me thelbin e jetës moderne të Stambollit.
Ju duhet të zgjidhni të qendroni në Taksim nese:
- Deshironi të përjetoni jetën e natës së Stambollit: Nëse jeni në kërkim të jetës së natës, Taksimi është zgjedhja ideale. Lagjet si Cihangir, Galata dhe Karakoy janë mjaft të njohura për jetën e natës, ndërsa Cihangir është veçanërisht popullor mes vendasve.
- Dëshironi të përjetoni Stambollin nga perspektiva e vendasve: Taksimi ofron një përzierje unike të jetës moderne dhe traditës. Zona e Galatës dhe Pera tërheq turistët, ndërsa Cihangir dhe Karakoy janë ideale për një eksperiencë më autentike dhe lokale.
- Pëlqeni atmosferën dinamike të qytetit: Istiklal Caddesi është gjithmonë e gjallë, duke ju ofruar një pasqyrë të plotë të ritmit të përditshëm të jetës në Stamboll – perfekt për ata që kërkojnë të përjetojnë energjinë moderne të qytetit.
Kepi i Artë (Halic)
Sulltanahmeti dhe Beyoglu (Taksimi) ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës, të ndara vetëm nga Kepi i Artë (Halic). Ky port natyror, që shtrihet mes Bosforit dhe Detit Marmara, ka një histori të pasur si qendër tregtare dhe sot është pika kryesore për tragetet që lundrojnë nëpër Bosfor dhe lidhin Stambollin me pjesën aziatike.
Kepi i Artë ndan pjesën historike të Stambollit – ku përfshihen Sulltanahmeti, Eminonu dhe Fatih – nga rajonet më moderne si Taksimi, Sisli dhe Besiktasi. Dy ura e përshkojnë këtë ujë, Ura e Unkapanit (ose Ura e Ataturkut) dhe Ura e Galatës, me këtë të fundit të preferuarën e turistëve për shkak të lidhjes së shpejtë që ofron midis Sulltanahmetit dhe Beyoglu.
Shëtitja në kuvertën e sipërme të Urës së Galatës ju lejon të shijoni skenën e peshkatarëve të shumtë që qëndrojnë atje, ndërsa kuverta e poshtme ofron kafenetë dhe vendet e rehatshme për të parë anijet që kalojnë poshtë jush.
Këshilla e Turismo Travel
Nëse vizita juaj është 3 ditë dhe dëshironi të eksploroni atraksionet historike kryesore pa shpenzuar kohë në transport, Sulltanahmeti është zgjedhja më e përshtatshme. Me shumë pika kryesore turistike brenda një shëtitje të lehtë, kjo zonë është ideale për vizitorët e parë dhe për ata që kërkojnë atmosferën e Stambollit të vjetër. Për më tepër, çmimet për akomodim në Sulltanahmet janë shpesh më të volitshme, veçanërisht krahasuar me Taksimin.
Nga ana tjetër, nëse dëshironi të përjetoni jetën moderne dhe atmosferën energjike të qytetit, atëherë Taksimi ofron një përvojë unike me mundësi të shumta për argëtim dhe ndjesinë e gjallë të Stambollit të sotëm.