Cka me bo 3 ditë në Stamboll?
Një udhëtim në Stamboll është më shumë se vetëm një udhëtim i zakonshem, Stambolli i mbushur me histori, kulturë dhe pamje të mrekullueshme e ushqime te shijshme është përjetim për të mos u humbur e sidomos kur nuk e merr pako me cmim shumë të volitshëm në Turismo Travel. Nëse keni vetëm tre ditë për të eksploruar këtë qytet të mrekullive, planifikimi i një itinerari të duhur është thelbësor për të përfituar sa më shumë nga koha juaj.
Nga vizita në monumentet ikonike si Hagia Sofia dhe Xhamia Blu, deri te shëtitjet nëpër Bazarët e mëdhenj e deri tek shijimi i kuzhinës tradicionale turke, Stambolli ofron diçka unike për çdo udhëtar. Zbuloni çka duhet të bëni në Stamboll për t’u siguruar që të përjetoni magjinë dhe vibrimet e këtij qyteti të jashtëzakonshëm për vetëm tri ditë!
Rezervimi, udhëtimi dhe akomodimi!
Atëherë, pasi keni konfirmuar rezervimin për udhëtimin tuaj në Stamboll, do të merrni biletat e udhëtimit, voucherin e hotelit, dhe të dhënat e transferit nga aeroporti në hotel. Ekipi Turismo Travel do t’ju ndihmojë me të gjitha informatat e nevojshme dhe do t’ju informojë rreth numrave të telefonit të kujdestarëve të udhëtimit dhe shërbimit të Asistencës së Turismo Travel gjatë kohës së qëndrimit tuaj.
Nëse udhëtimi juaj është me AnadoluJet (Turkish Airlines) ose Pegasus Airlines, fluturimi juaj do të jetë heret në mëngjes, rreth orës 2:00-3:00 pas mesnatës. Ju kërkohet të paraqiteni në aeroport dy orë para kohës së nisjes për të kryer procedurat e Check-in.
Pas arritjes në Stamboll dhe përfundimit të procedurave të pasaportës dhe marrjes së bagazhit, do të dilni nga aeroporti. Në këtë moment, do të takoheni me përfaqësuesit e Turismo Travel, të cilët do të ju drejtojnë për në veturë që do të ju çojë në hotelin tuaj të rezervuar.
Ndërsa në hotel, zakonisht do të mbërrini në mëngjes. Megjithatë, varësisht nga disponueshmëria e dhomës, mund të merrni dhomën tuaj menjëherë pas arritjes ose do të duhet të prisni deri në orarin zyrtar të check-in, i cili është ora 14:00. Check-out nga dhoma e hotelit është në ora 12:00 ditën e ndarjes. Nëse jeni të zgjuar herët në mëngjes, shfrytëzojeni kohën për të eksploruar qytetin dhe për të njohur jetën lokale.
Si të fillojmë aventurën në Stamboll me Turismo Travel?
Ditën e parë në Stamboll, niseni nga Sheshi Taksim, një pikë e njohur për jetën e tij të gjallë, duke përfshirë restorantet, dyqanet dhe kafeteritë. Një ecje përgjatë Rrugës Istiklal do t’ju magjepsë me atmosferën energjike, ku mund të gjeni gjithçka, nga markat e njohura botërore deri tek dyqanet tradicionale turke. Kjo rrugë është gjithashtu një vend ideal për të ndaluar për një kafe turke ose për të provuar një ëmbëlsirë të famshme si bakllava apo künefe.
Pas një shëtitjeje në Taksim, drejtohuni drejt Kullës Galata, një monument historik që ofron pamje spektakolare të qytetit. Nga maja e kullës, do të shihni një panoramë të mrekullueshme që përfshin pjesën evropiane dhe aziatike të Stambollit.
Më pas, një udhëtim me metro ose taksi drejt pjesës së vjetër të qytetit është i domosdoshëm për të përjetuar trashëgiminë historike dhe kulturore të Stambollit. Filloni me Xhaminë Blu (Sultanahmet Camii), një prej monumenteve më të njohura të qytetit me arkitekturën e saj të jashtëzakonshme dhe interierin e mbushur me pllaka blu të famshme.
Për të përfunduar ditën e parë, bëni një shëtitje në Bazarin e Madh (Grand Bazaar), një nga tregjet më të vjetra dhe më të mëdha në botë, ku mund të bëni pazar për suvenire, artizanate dhe rroba tradicionale.
Në mbrëmje, sugjerojmë të vizitoni Sheshin Ortakoy, ku mund të bëni fotografi fantastike të Xhamisë Ortakoy me Ura e Bosforit në sfond, ndërkohë që shijoni një darkë të lehtë me specialitetet lokale si kumpir (patate e pjekur e mbushur). Atmosfera e mbrëmjes në këtë zonë është e qetë dhe romantike, një mënyrë perfekte për të mbyllur ditën tuaj të parë në Stamboll.
Dita e dytë në Stamboll
Në ditën e dytë në Stamboll, filloni ditën me një vizitë në Pallatin Topkapi, ish-rezidencën e sulltanëve osmanë, e mbushur me histori dhe thesarë të paçmueshëm. Pallati ofron pamje të mrekullueshme mbi Bosfor dhe oborret e tij të bukura do t’ju ofrojnë një udhëtim të vërtetë në kohët e perandorisë osmane. Më pas, drejtohuni drejt Urës së Galatës, ku mund të shihni peshkatarët dhe të shijoni një sanduiç me peshk të freskët.
Në mesditë, rekomandojmë një vizitë në Pallatin Dolmabahçe, një pallat madhështor i ndërtuar në shekullin XIX që tregon luksin e kohës së fundit të perandorisë osmane. Ndërtesa e saj impozante dhe dhomat e dekoruara me ar dhe kristale do t’ju mahnisin. Pas kësaj, udhëtoni në anën aziatike të Stambollit për të vizituar Xhaminë Camlica, xhaminë më të madhe të Turqisë.
Nëse jeni të pasionuar pas blerjeve, pasdite mund të kaloni disa orë në një nga qendrat tregtare më të famshme të Stambollit si Zorlu Center, Istinye Park, ose Cevahir AVM, ku do të gjeni një përzgjedhje të gjerë dyqanesh nga markat më të njohura ndërkombëtare dhe lokale.
Mbrëmjen mund ta përjetoni në mënyrë të veçantë duke marrë pjesë në një darkë në anije në Bosfor, ku do të shijoni ushqim të shkëlqyer, shoqëruar me muzikë tradicionale turke dhe valle orientale, duke udhëtuar mes dy kontinenteve. Një alternativë tjetër për një mbrëmje të paharrueshme është një darkë në restorantet prestigjioze si Oligark, Rubi ose një natë e gjallë në 360 Istanbul, ku do të përjetoni një atmosferë moderne dhe kozmopolitane të qytetit.
Dita e fundit në Stamboll!
Në ditën e fundit në Stamboll, ju sugjerojmë të kaloni një ditë më të qetë duke shijuar bregdetin e Bosforit. Filloni ditën me një shëtitje të këndshme përgjatë zonave të bukura të Besiktas, Bebek dhe Arnautkoy. Ky itinerar bregdetar ofron peizazhe të mrekullueshme, kafene të vogla dhe atmosferë të qetë, perfekte për të pushuar pas dy ditëve të ngarkuara.
Rreth mesditës, ndaluni për një drekë në një nga restorantet lokale, ku mund të shijoni pjatat tradicionale turke, si meze ose peshk të freskët. Pas drekës, përjetoni një moment relaksi në terasën e hoteleve luksoze si Four Seasons Istanbul ose Ciragan Kempinski, ku mund të pini një kafe ndërsa shijoni pamjet mbresëlënëse të Bosforit.
Nëse keni ende kohë përpara nisjes suaj, bëni një shëtitje në zonën Bebek, e njohur për atmosferën e saj moderne dhe bregdetin e qetë. Mund të ndaloni në ndonjë nga restorantet e shumta për një pije të fundit, duke reflektuar mbi përvojat tuaja në këtë qytet magjepsës. Kur të vijë koha për të udhëtuar, sigurohuni të ktheheni në hotelin tuaj për të kapur transferimin drejt aeroportit, duke përfunduar kështu udhëtimin tuaj të paharruar në Stamboll.
Me Turismo Travel në Stamboll