ADALYA ELITE LARA
✅Transferi: 22 Minuta
✅Plazhi: Direkt
✅Koncepti: Ultra All Inclusive
✅Regjioni: Lara
Hoteli është vendosur në regjionin e Larës, 17 km larg qendrës së qytetit dhe 15 km larg aeroportit të Antalias.
Ky hotel ofron një total prej 525 dhomash, duke përfshirë 409 dhoma standarde me madhësi 39m², për 2 deri në 3 persona; 90 dhoma familjare me madhësi 50-60m², për deri në 4 persona; suit me madhësi 64m², për 2 persona si dhe gjashtë dhoma të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara. Të gjitha dhomat kanë banjo private me dush, tharëse flokësh, sisteme qendrore të klimatizimit VRV, telefon me dalje direkte, mini-bar (përzierje uji dhe pije të freskëta, si dhe birrë të rimbushur çdo ditë), set për çaj dhe kafe, televizor LCD me kanale satelitore dhe muzikore, si dhe dysheme me laminat dhe ballkon.
Shërbimi i hotelit është Ultra All Inclusive, duke përfshirë bufe të hapura për mëngjes, mëngjes të vonëshëm, dreke, darke, ushqim të lehtë gjatë dites dhe gjatë natës së vonë, si dhe 24-orë shërbim me ushqim dhe pije, duke përfshirë të gjitha pijet standarde lokale dhe importuar, të alkoolizuara dhe jo alkoolike, mini-bar me ujë dhe pije të freskëta, si dhe akullore pasdite. Pije të veçanta nga importi, verëra të veçanta, pije energjike dhe pijet në shishe, si dhe shërbimi në dhomë nuk përfshihen në këtë paketë.
Hotelit i takojnë edhe disa restorante, përfshirë restorantin kryesor me byfe të hapur, si dhe restorante A’la Carte me kuzhinën turke, meksikane, italiane dhe të Lindjes së Largët. Në hotel gjithashtu gjenden bare për të plotësuar nevojat e mysafirëve.
Nëse kërkohet, disa shërbime si mjeku, larja e rrobave dhe hekurosja, kujdestar për fëmijë, floktari, telefon, faks, interneti, qendra tregtare dhe rent a car, mund të ofrohen me pagesë.
Wi-Fi është në dispozicion pa pagesë në vendet publike rreth hotelit.
Hotelit i takon edhe një plazh me rërë dhe guralecë, ku shtretërit, ombrellat dhe peshqirët janë të disponueshëm pa pagesë.
Nëse dëshironi të kaloni kohë aktive dhe argëtuese, hoteli ofron shumë mundësi. Këtu gjeni pishina të jashtme dhe të brendshme për të rriturit dhe fëmijët, Aqua Park, fushë tenisi, banjë turke, sauna, Jacuzzii, banjo me avull, ping pong, volejboll plazhi, basketboll dhe sporte me mjete jo të motorizuara të ujit, gjimnastikë, banjo turke, sauna dhe dhomë me avull, Jacuzzi – të gjitha pa pagesë. Ndërsa me pagesë, mund të keni akses në sporte të ujit me mjete të motorizuara, ndriqimin e terenit të tenisit, bowlingun, bilardon, si dhe trajtimet dhe masazhet në qendër SPA.
Për të kënaqur mysafirët nëpër kohë, hoteli ofron programe argëtuese gjatë ditës, garat pranë pishinës dhe në plazh, si dhe show programet në mbrëmje. Për fëmijët nga mosha 04 deri në 12 vjet, ka mini klube me programe të veçanta për ditë dhe mbrëmje.