1.LAJMËRIMI DHE PAGESA:- Udhëtari për udhëtim duhet të paraqitet në zyren “TURISMO TRAVEL” Prishtina (në
tekstin e mëposhtëm: organizatori). Lajmërimi bëhet i plotëfuqishëm kur të vërtetohet përmbyllja e kontratës me shkrim-vërtetimet mbi udhëtimin(në tekstin e mëposhtëm, kontrata). Me rastin e lajmërimit, udhëtari është i obliguar të bëjë pagesën e
paradhënjes në vlerë prej 30% të çmimit të plotë të aranzhmanit, ndërsa pjesa tjetër e çmimit total paguhet 30
ditë para datës së udhëtimit, përveç nëse në programin e udhëtimit nuk është caktuar në mënyrë tjetër. Nëse
udhëtari nuk e bën pagesën në tërësi, në afatin e caktuar, konsiderohet që udhëtimi është anuluar. Vlen pika
10-të.
OBLIGIMET DHE TË DREJTAT E ORGANIZATORIT: Të drejtat dhe obligimet e organizatorit janë:
1) udhëtarit t’i jap kontratën e udhëtimit,
2) udhëtari të ketë në dispozicion programin e udhëtimit si dhe kushtet e përgjithshme të udhëtimit,
3) udhëtarit ti ofrohen sigurime të cilat përbëhen nga:
a. sigurimi shëndetësor i udhëtarit i cili bëhet për periudhën e qëndrimit jashtë vendit
b. sigurimi i bagazhit, sigurimi për pasojat nga fatkeqësit, si dhe sigurimi në rast të anulimit te udhëtimit
4) te përkujdeset mbi të drejtat dhe interesat e udhëtarit në pajtim me vetitë punuese në këtë lami,
5) udhëtarit ti bëhet pagesa adekuate e dëmshperblimit në rast se paraqitet ankesa e shkruar në kohën e duhur
për shkak të mospërmbushjes së pjesërishme apo të plotë të shërbimeve të cekura në programin e udhëtimit
OBLIGIMET DHE TË DREJTAT E UDHËTARIT: Është e drejtë dhe obligim i udhëtarit që:
1) në tërësi të informohet me programin e udhëtimit, kushtet e pergjithëshme të udhëtimit dhe të sigurimit, të
cilat me rastin e përmbylljes së kontratës (në emër të vet dhe në emër të shfrytëzuesit për nevojat e të cilit
permbyllë kontratën) vërteton duke pranuar klauzën me deklaratën: “Jam i njoftuar me programin dhe “KUSHTET
E PËRGJITHSHME TË UDHËTIMIT” dhe në tërësi i pranoj. Vërtetoj që më është ofruar sigurimi i udhëtimit”,
2) të paguhet shuma e caktuar sipas marëveshjes në kushtet dhe në mënyrën e parashikuar në programin e
udhëtimit,
3) organizatorit ti dorëzohen me kohë të gjitha informatat si dhe dokumentet e duhura për organizimin e
udhëtimit,
4) garanton që ai, dokumentet e tij, bagazhet etj i përmbushin kushtet e caktuara sipas ligjeve të vendit tonë,
vendit tranzit si dhe vendit të destinuar (ligjet kufitare, doganore, sanitare, monetare dhe ligje të tjera),
5) të paguaj dëmshperblimin të cilin ja shkakton organizatorit apo personave te tretë në rast se thyhen ligjet apo
rregullat tjera si dhe të këtyre kushteve,
6) të përcaktoj person tjetër qe të udhëtoj në vend të tij/saj (me kusht që ai person i përmbush kushtet e parapara
për udhëtimin e caktuar) si dhe organizatorit ti kompenzohen hargjimet e shkaktuara me rastin e ndërrimit.
7) Udhetari duhet t’i jap shënimet e sakta personale (adresa, nr.telefonit: fix dhe mobil). Në rast se nuk mundet të
kontaktohet udhëtari për shkak të ndonjë ndërrimi të udhëtimit, atëherë organizatori nuk merrë përsipër
kompenzim adekuat. Të gjitha shpenzimet mbi veti i merrë udhëtari
ÇMIMI DHE PËRMBAJTJA E PROGRAMIT TË UDHËTIMIT: Çmimet janë në valutë të huaj, sipas vendit ku bëhet
rezervimi, ndërsa pagesa përfundimtare bëhet në EURO sipas kursit të shitjes në ditën e pagesës, përpos nëse në
programin e udhëtimit nuk është parashikuar ndryshe. Çmimet janë formuar në bazë të politikës punuese të
organizatorit dhe nuk mund të jenë objekt i ankimit/reklamimit. Organizatori mund të parashikoj që shërbimet të
cilat shfrytëzohen kryesisht në vendet e huaja, udhëtari/klienti i paguan direkt ino-partnerit. Udhëtimi turistik
përfshinë së paku kombinimin e dy shërbimeve vijuese: shërbimin e transportit, udhëheqësin turistik-percjellësin,
vendosjen, ushqimin apo pregatitjen e tij si dhe organizimin e udhëtimit, shërbime këto për të cilat është çmimi i
definuar në programin e udhëtimit. Në rast se është cekur në programin e udhëtimit, udhëtimi turistik mund të
përmbaj edhe taksat e aeroportit, si dhe harxhimet e udhëheqesit profesionist si dhe lokal etj.
Çmimi i aranzhmanit (përveç nëse nuk ka marveshje tjetër) nuk përfshin: 1) Taksat e qytetit (City Tax) 2)
Harxhimet për marrjen dhe dhënien e vizës, 3) Shëtitjet fakultative dhe biletat për objektet të cilat vizitohen, 4)
sigurimi në udhëtim 5) shërbime shtesë: shërbimi në dhomë, shfrytëzimi i barit të dhomës, mjetet klimatizuese,
sportive, mjeksore, shërbimet telefonike etj). Të gjitha llojet e shërbimeve të veçanta (dhomë njështratëshe,
shujtat shtesë etj) udhëtari i paguan veçmas dhe është i obliguar ti porosis me rastin e lajmërimit të udhëtimit.
Nëse udhëtari kërkon shërbim të veçant në kohën e udhëtimit, të njejtën i paguan përfaqësuesit ose ino partnerit
në valutën e vendit në të cilin gjendet, gjegjësisht personit i cili i ofron shërbimet. Organizatori nuk mund të jetë
përgjegjës për shërbimet fakultative si dhe shërbimet tjera të bëra me kërkesë të udhëtarit e të cilat i bën dhe
paguan ino-partnerit, gjegjësisht personi i cili i ofron këto shërbime të cilat nuk janë të përfshira në programin e
udhëtimit.
RRITJA E ÇMIMIT DHE E DRJETA PËR ANULIMIN PËR SHKAK TË RRITJES SË ÇMIMIT: Organizatori i udhëtimit
mund të kërkoj rritje të çmimit të dakorduar nëse pas përmbylljes së kontratës kanë pasuar ndryshime në kursin e
këmbimit: valutat vendore në krahasim me valutën e paraqitur në çmimore si dhe në të gjitha rastet tjera të
ndryshimit të kursit të kembimit në krahasim me valutën e publikuar në programin e udhëtimit, në ndryshimet e
tarifave të transportuesit. Për rritjen e çmimit te publikuar deri në 10% nuk nevojitet pajtimi i udhëtarit, ndërsa
rritja e çmimit mund të vlejë vetëm për shërbimet të cilat nuk janë të paguara nga ana e udhëtarit. Nëse rritja e
çmimit total është më shumë se 10%, udhëtari ka mundësi që përmes dorëheqjes së shkruar të anuloj kontratën
pa obligim të dëmshpërblimit, mirëpo më së largu në afat prej 48 orëve, pas dorëzimit të lajmërimit me shkrim ku
bëhet informimi se rritja e çmimit është shkaku, në këtë rast ka të drejtën e kthimit të mjeteve të cilat i ka paguar
tek organizatori. Nëse në afatin e lartëpërmendur udhëtari nuk e bën lajmërimin me shkrim te organizatori për
tërheqjen e tij nga kontrata, konsiderohet që ai është në pajtim me çmimin e ri.
KATEGORIZIMI DHE PËRSHKRIMI I SHËRBIMEVE: Objektet e vendosjes së ofruar dhe mjetet e udhëtimit etj. në
programet e organizatorit janë të përshkruara sipas kategorizimit zyrtar të vendit në kohën e publikimit të
programit të udhëtimit. Ushqimi, komfori dhe shërbimet tjera janë të kategorizuara sipas ligjeve lokale-nacionale
nga ana e drejtorive turistike, ndërsa standardet e vendosjes dhe shërbimeve janë të ndryshme dhe nuk
krahasohen sipas destinacioneve.
VENDOSJA, TRANSFERI DHE TRANSPORTI: Përpos nëse udhëtari nuk ka marëveshje për vendosje me kërkesa të
veçanta, do të pranojë çfardo vendosje të regjistruar zyrtarisht në objektin e vendosjes të përshkruar në
programin e udhëtimit. Udhëtari do të ketë përsipër përgjegjësin për informimin dhe rregullat e sjelljes në pjesë të
caktuara në objektin e vendosjes të cilat mund të vlejnë për deponimin e të hollave apo gjërave të tjera me vlerë,
sjellja e ushqimeve apo pijeve në dhomë, respektimi i rendit, mos mundësia e vendosjes në dhomë para kohës së
caktuar, obligimin për ta liruar dhomën në kohë të caktuar etj. Organizatori nuk mund të jetë përgjegjës për dëmet
të cilat janë shkaktuar për mosrespektimin e rregullave dhe rendit. Nëse nuk është arritur marëveshje tjetër,
vendosja e udhëtarit në objekt në kohën më të herëshme mund të bëhet pas orës 16:00 në ditën e fillimit të
shfrytëzimit të shërbimeve ndërsa lirimi i objektit bëhet më së voni deri në orën 09:00 në ditën e përfundimit të
shfrytëzimit të shërbimeve. Procedurat dhe rregullat e duhura do të aplikohen për transport dhe transfer të
udhëtarëve.
DOKUMENTET E UDHËTIMIT: Të gjitha kushtet e publikuara në programin e udhëtimit vlejnë për shtetasit e
Kosovës. Organizatori nuk është i obliguar ti njoftoj udhëtarët/shtetasit e shteteve tjera me kushtet të cilat vlejnë
për shtetin e caktuar apo tranzit, mirëpo është obligim i vet personit ti siguroj dokumentet dhe kushtet në kohë të
caktuar dhe në rregull. Udhëtari për udhëtim në shtetet e huaja duhet të ketë dokumentet e udhëtimit valide dhe
në kohë ti dorëzojë të gjitha informatat dhe dokumentet e duhura per marrjen e vizës, në rast se sigurohen nga
ana e organizatorit. Në të kundërtën, do të konsiderohet që udhëtari është tërhequr nga udhëtimi. Organizatori i
udhëtimit nuk garanton për marrjen e vizës dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për jorregullësi të dokumenteve të
udhëtimit apo në rast se pushteti kufitarë – shërbimet e imigrimit nuk e miratojnë tranzitin, hyrjen apo qëndrimin e
mëtutjeshëm të udhëtarit.
Në rast se udhëtimi nuk mund të realizohet për shkak të arsyeve të dhëna, atëherë aplikohen urdhëresat e pikës
10-të këtyre kushteve.
ANULIMI APO NDRYSHIMI I PROGRAMIT TË UDHËTIMIT NGA ANA E ORGANIZATORIT: Organizatori, mund të
anulojë udhëtimin pjesërisht apo plotësisht, në rast të rrethanave të jashtëzakonshme të cilat po të egzistonin në
kohën e publikimit të programit të udhëtimit do të ishin arsyetim i drejtë për të mos publikuar programin dhe të
mos nënshkruante kontratat. Nëse në programin e udhëtimit nuk është e cekur veçmas, per t’u realizuar udhëtimi,
numri më i vogël i udhëtarëve të lajmëruar në mjetin e udhëtimit të caktuar duhet të jetë: 1) për udhëtimin me
autobus, 30 udhëtarë 2) për udhëtim me avio linjat e rregullta në Evropë, 20 udhëtarë 3) për udhëtim në linjën
interkontinentale – 15 udhëtarë, 4) për udhëtim të kontraktuar të veçantë, avio-charter linijen, trenat apo
hidrogliser së paku 80% të kapacitetit të plotësuar.
Organizatori mban të drejtën për ndryshimin e ditës apo orës së udhëtimit, si dhe të drejtën për ndryshimin e
drejtimit të udhëtimit, në rast të ndryshimit të kushteve të udhëtimit (ndryshimi i orarit të fluturimeve, gjendja e
sigurisë në shtet të caktuar, apo rrethana tjera të jashtëzakonshme), pa obligim të pagesës së dëmit, gjegjësisht
pagesën e çfardo kompenzimi të udhëtarit.
Vendosja e dakorduar mund të ndryshohet vetëm me vendosje në objekt tjetër të kategorisë së njëjtë apo më të
lartë, që shkon në llogari të organizatorit.
Udhëtari është i obliguar të pranojë ndërrimin e vendosjes në objekt tjetër të kategorisë së njëjtë apo më të lartë në
të njëjtin vend. Vendosja në objekte të kategorisë më të ulët mund të bëhet vetëm me pajtimin e udhëtarit si dhe
bëhet pagesa e dëmshpërblimit në përputhshmëri me uljen e kategorisë së objektit vendosës.
Organizatori nuk e merr përgjegjësinë për ndryshimin e programit të udhëtimit me rastin e rrethanave të
paparashikueshme dhe të mbi fuqive gjatë udhëtimit. Në qoftë se udhëtimi për shkaqe të arsyeshme ndërprehet,
organizatori ka të drejtë për pagesë për shërbime të cilat janë dhënë në të vërtetë.
Organizatori është i autorizuar të anulojë udhëtimet në rast të mos lajmërimit të mjaftueshëm të udhëtareve, ku
është i obliguar që të lajmëroj udhëtarët më së largu 5 ditë para datës së udhëtimit të parashikuar, në mënyrë që ti
kthehen mjetet e paguara në tërësi më së largu 15 ditë nga dita e anulimit.
TËRHEQJA E UDHËTARIT NGA UDHËTIMI:
Udhëtari ka të drejtë të tërhiqet nga udhëtimi; me këtë rast është i obliguar të njoftoj me shkresë organizatorin e
udhëtimit. Data e pranimit të shkresës me njoftim të anulimit paraqet bazën për llogaritje të kompenzimit të
organizatorit, të shfaqur në përqindje në krahasim me çmimin total të udhëtimit, dhe atë:
90€ plus kosto aktuale nëse udhëtim anulohet më shumë se 60 ditë para nisjes së udhëtimit
15% plus kosto aktual nëse udhëtimi anulohet 60 ditë para nisjes së udhëtimit,
25% plus kosto aktuale nëse udhëtimi anulohet 59 deri 45 ditë,
50% plus kosto aktuale nëse udhëtimi anulohet 44 deri 28 ditë,
85% plus kosto aktuale nëse udhëtimi anulohet 27 deri 11 ditë dhe
100% nëse udhëtimi anulohet 10 ditë e më pak apo pas fillimit të udhëtimit.
Udhëtari nuk ka të drejtë të kërkoj zbritje çmimi të aranzhmanit nëse çmimi për ndonjë arësye pëson ulje. Kjo ështe
e rëndësishme meqenëse konfirmimi i çmimit me organizatorin bëhet në momentin e rezervimit, gjegjsisht pagesës
së parë
Ndryshimi i datës së vendosur të udhëtimit, gjegjësisht objektit të vendosjes, dhomës apo apartmanit konsiderohet
si tërheqje e udhëtarit nga udhëtimi. Udhëtari është i obliguar që të ia kompenzoj organizatorit vetëm hargjimet e
vërteta, gjegjësisht hargjimet e bëra përderisa te anulimi ka ardhë për shkaqe të cilat nuk ka mund t’i parasheh, t’i
mënjanoj apo t’ju ikë, dhe atë: sëmundjet apo vdekja: udhëtarit, bashkëshortit-es, motrës/vëllaut, kushëririt të parë,
apo thirrja për obligim ushtarak të udhëtarit, si dhe fatkeqësi të shpallura zyrtarisht. Për rastet e lartëpërmendura
udhëtari është i obliguar të jap dëshmi të dokumentuara organizatorit. Organizatori i udhëtimit, në rast
se udhëtari nuk është tërhequr, siguron zëvendësim adekuat apo nëse zëvendësimin e bën vet organizatori, është i
obliguar që udhëtarit të ja kthej mjetet e paguara në shumë totale, me ndalimin e vetëm hargjimeve të bëra
(hargjimet për vizë, për polisën e sigurimit, etj.).
REKLAMIMI: Nëse shërbimet nga programi i udhëtimit nuk janë bërë në tërësi, udhëtari mund të kërkoj
kompenzim në ndryshim, përderisa organizatorit i dorëzon ankesën e shkruar dhe të arsyetuar. Secili udhëtar –
bartës i kontratës ankesën e bën veçmas, pasi që organizatori nuk do të pranoj në shqyrtim ankesat
grupore-reklamimin.
Procedurat me rastin e ankesës:
udhëtari është i obliguar që në vendin e vendosjes të cekë ankesën për shërbimin joadekuat përfaqësuesit të
organizatorit apo personit të autorizuar të ofrimit të shërbimeve. Udhëtari është i obliguar të bashkëpunoj me
përfaqësuesin e organizatorit si dhe me ndermjetësuesin e shërbimeve të ofruara me qëllim të mirë në mënyrë që të
menjanohen arsyet e ankesës. Nëse udhëtari në vendqëndrim nuk pranon zgjidhjen e ofruar e cila i përshtatet
shërbimit të paguar, organizatori nuk do të bëj kompenzimin në reklamimin e udhëtarit, në rast se shkaku i ankesës
nuk është eliminuar aty për aty, udhëtari me përfaqësuesin e organizatorit apo ndërmjetësuesin e shërbimeve do të
shkruajn vërtetimin në dy kopje të cilën e nënshkruajnë të dy palët. Udhëtari mban një kopje të këtij vërtetimi.
Në rast se shkaku i ankesës është menjanuar në vendin e ngjarjes udhëtari është i obliguar të nënshkruaj vërtetimin
për të njëjtin, e në të kundërtën fakti që ka vazhdu shfytëzimin e zgjedhjes së ofruar, konsiderohet që programi i
udhëtimit është realizuar në tërësi.
më së vonti 8 ditë prej kthimit nga udhëtimi, nëse arsyeja e ankesës nuk është menjanuar në vendin e ngjarjes,
udhëtari ka të drejtë të bëjë ankesën e shkruar organizatorit me bashkangjitjen e vërtetimit si dhe llogarive
eventuale për pagesën e hargjimeve shtesë. Organizatori është i obliguar që të merr në shqyrtim vetëm ankesat e
arsyetuara të dokumentuara dhe në afat.
organizatori është i obliguar që të ia dorëzoj udhëtarit përgjigjen e shkruar në afat prej 15 ditëve që nga data kur
është pranuar ankesa. Organizatori do të zgjedh vetëm ato ankesa, arsyen e të cilave nuk ka qenë e mundur ta
menjanoj me rastin e udhëtimit. Nëse udhëtari pranon propozimin e organizatorit, është i obliguar që të nënshkruaj
vërtetimin mbi pagesën e kompenzimit me klauzën që udhëtari nuk ka kurfarë kërkesa tjera në çfarëdo baze nga
organizatori.
derisa organizatori në afatin e lartëpërmendur nuk e sjell përgjigjen e shkruar, udhëtari nuk ka të drejt të ketë
ndërmjetësimin e çfarëdo personi tjetër, instituteve gjygjësore apo dhënja e informatave në mjete publike.
Kompenzimi në ankes mund të arrijë vetëm shumën për pjesën e reklamuar të shërbimit, nuk do të përfshijë
shërbimet e shfrytëzuara, si dhe të arrijë vlerën e plotë të programit të udhëtimit.
VALIXHET: Bartja e valixheve ka një rëndësi të caktuar të cilën përcakton avio-kompania, pesha e lejuar është pa
pages shtesë. Mbipesha e valixheve paguhet nga udhëtari sipas çmimeve të caktuara nga aviokompania. Kur është
fjala për transport me autobus udhëtari ka të drejtë të ketë 2 valixhe. Fëmijët deri në moshën 2 vjeçare nuk kanë të
drejtë për bagazh pa pagesë. Organizatori i udhëtimit nuk merr përsipër përgjegjësin për bagazhin e humbur, të
dëmtuar apo të vjedhur. Udhëtari është i obliguar të përkujdeset për gjërat e veta të cilat i ka në mjetin
transportues, për dhënjen, gjegjësisht marrjen e bagazhit të cilin e ka dorëzuar te transportuesi gjegjësisht në vendin
e vendosjes.
Të gjitha të drejtat e tij të permendura udhëtari i realizon direkt nga transportuesi, ofruesi i shërbimeve për vendosje
etj., si dhe sipas ligjeve internacionale dhe ligjeve vendore.
LIGJET DOGANORE DHE VALUTORE: Udhëtari është i obliguar që rreptësisht t’i respektoj ligjet doganore dhe
valutore vendore, si në Kosovë, vendeve tranzite si dhe të vendeve ku do të qëndroj, kështu që në rast të
mosmundësisë për vazhdimin e udhëtimit të gjitha pasojat dhe hargjimet i merr vet udhëtari.
LIGJET E SHËNDETËSISË: Udhëtimet nëpër shtete ku në të cilat vlejnë rregulla të veqanta ku përfshihet vakcionimi
i obliguar apo pajisjen me dokumente të caktuara, nënkupton obligimin e udhëtrait për të bërë vakcionimin e duhur
apo vërtetimin adekuat mbi të. Gjithashtu edhe gratë shtatzënë nuk munden të udhëtojnë pa vërtetimin e dhënë
nga mjeku adekuat.
HUMBJA E DOKUMENTEVE: Në rast se gjatë udhëtimit vije deri te humbja apo vjedhja e dokumenteve të
udhëtimit, hargjimet për nxerrjen e dokumenteve të reja, si edhe të gjitha hargjimet tjera i ka përsipër vetë udhëtari.
SIGURIMI: Organizatori i udhëtimit është i obliguar që t’i ofroj udhëtarit mundësin për sigurimin e polisës së
sigurimit shëndetësor gjatë qëndrimit jashtë vendit, si dhe sigurimin e bagazhit, sigurimin për pasoja nga aksidentet,
si dhe sigurimin nga anulimi i udhëtimit. Nëse refuzohen nga udhëtari, atëherë organizatori nuk merrë përsipër
pagesat e bëra nga ana udhëtarit.
INFORMATAT: Informatat gojore, të cilat ndryshojnë nga programi i udhëtimit nuk e obligojnë për pagesë
organizatorin e udhëtimit.
LIRIMET: Kushtet të cilat vlejnë për lirime te fëmijët, si dhe benificionet tjera të cilat janë te cekura veçmas në
programin e udhëtimit janë të determinuara nga ana e hotelerisë si dhe ofruesëve të tjerë të shërbimeve si dhe të
njejtat duhet të interpretohen në mënyrë restriktive (p.sh për femijët në moshë deri 2 vjeçare, është relavante data
kalendarike kur fëmija i mbush 2 vjet dhe asnjë ditë më tej dhe kjo vlen edhe për periudhen e kohëzgjatjes së
udhëtimit, gjithashtu mirren parasysh mosha prej datës së datëlindjes). Nëse sub-agjenti nuk e tregon moshën e
saktë të fëmiut, atëherë shpenzimet shtesë i paguan vet (sub-agjencioni).
UDHËTIMET INDIVIDUALE ”SIPAS KËRKESËS”. Te ‘”rezervimet sipas kërkesës” individuale organizatorit i paguhen
hargjimet për kohën e angazhuar dhe hargjime të tjera (telefoni, faksi, e-mail etj). Për udhëtimin „sipas kërkesës”
bëhet pagesa e depozitit prej 15 €. Nëse rezervimi „sipas kërkesës” pranohet nga ana e udhëtarit atëherë depoziti
zbatohet në aranzhman. Nëse rezervimi nuk pranohet nga ana e udhëtarit, atëherë depoziti nuk kthehet.
VËREJTJE: Kontestet eventuale në mes të palëve do t’i zgjedh Gjykata Komunale në Prishtinë.
KOHËZGJATJA: “Këto kushte të përgjithshme të udhëtimit” vlejnë gjersa organizatori nuk bën ndonjë ndërrim.
KUJDES: Udhëtari (sub-agjencioni) një ditë para udhëtimit duhet të thërras me telefon Turismo Travel (045 199 991) ose agjentët e autorizuar për të pyetur, për kohën e nisjes (për shkak se mund të bëhet ndryshimi në
kohën e fluturimit).
Me respekt, Tursimo Travel,
Prishtinë, KOSOVË