fbpx
Top 5 hotele për rini në Antalya

Top 5 hotele për rini në Antalya

Feb 6, 2024

Antalya është një nga destinacionet më të preferuara nga të rinia për një pushim plotë adrenaline e jetë të nates. Me hotelet e tyre të dedikuara vetëm për të rritur(+16,+18), Antalya ofron një gamë të gjerë aktivitetesh dhe shërbimesh për të gjitha preferencat. Nga plazhet e mrekullueshme deri te aventurat e natyrës dhe kultura e pasur, ka gjithçka për të ofruar për një pushim të paharruar.

Hotelet turke janë gjithashtu të njohura për çmimet e tyre të volitshme dhe shërbimet ne hotele në konceptin Ultra All Inclusive. Për adrenaline e knaqësi pa fund me shoqëri Antalya eshte vendi i duhur.

Attractive young women in swimwear smiling and aiming you with squirt guns while floating on inflatable unicorn in swimming pool outdoors

Kur flasim për “Adults Only” hotele, kjo zakonisht do të thotë se fëmijët nuk lejohen. Mosha minimale për pranim ndryshon, por zakonisht është +16 ose +18. Këto hotele ofrojnë një ambient të qetë dhe të relaksuar për të rriturit që duan të shmangin zhurmën dhe shqetësimet e jetës së përditshme.

Turismo Travel, ju ofron mundësin të rezervoni në të gjitha këto hotele për rini në Antalya me cmime shumë të volitshme por sigurisht edhe me asistencë 24h.

SORGUN AKADIA

Akadia Sorgun ofron një përvojë të pazëvendësueshme për pushuesit që janë të interesuar për qetësi dhe kënaqësi pafund. Ky hotel, me konceptin e tij “Ultra All Inclusive”, është i dedikuar vetëm për të rriturit (+18). Me një arkitekturë moderne dhe hapësirë të gjerë, Akadia Sorgun ka staf miqësor dhe një gamë të gjerë të pijeve dhe ushqimit të shijshëm në restorantin Akadia, Pool Bar, Beach Bar dhe Lobby Bar. Për ata që dëshirojnë të shijojnë menutë tradicionale dhe kuzhinën botërore, hoteli ofron gjithashtu restorante A la Carte.

Akadia Sorgun posedon 5 pishina (3 jashtë dhe 2 brenda), një plazh me rërë dhe një bar në plazh me pije të ndryshme, të importuara dhe të vendore. Mysafirët mund të shkojnë në plazh për 5 minuta në këmbë ose me një transfer të ofruar nga hoteli me një golf CART, që funksionon cdo ditë nga ora 08:00 deri në 18:00. Turismo Travel është partneri juaj i besueshëm për të siguruar një eksperiencë pushimi të paharrueshme në Sorgun Akadia.

ORANGE COUNTY KEMER

Në Orange County Kemer ju mund perjetoni një përvojë unike të Amsterdamit, me pamje të mrekullueshme të maleve të Demit dhe ujërave blu të Mesdheut. Orange County Kemer i dedikohet vetëm te rriturve (+18) që gjatë pushimeve tuaja të mbizoteroj qetësia apo edhe si ide per të kaluar muajin e mjaltit. Hoteli Orange County, i cili ndodhet në Kemer të Antalyas buzë plazhit me ujërat e kthjellta të Mesdheut, ka një plazh me rërë por gjithashtu ka disa pishina të jashtme, një pishinë të brendshme dhe dy rrëshqitje uji. Derisa ju presin edhe shumë aktivitete te tjera. Turismo Travel ju sjell këtë mundësi të rrallë për të eksploruar bukurinë e Kemerit në një mënyrë të papërjetuar.

ADAM&EVE

Ky kompleks shquhet për muret e tij të pasqyruara dhe dritaret e gjera, që kalojnë nga dyshemeja deri në tavan, duke i dhënë një ndjenjë moderne. Detajet e spërkatura të kuqe dhe të bardha, të vendosura me mjeshtëri, përmbyllin këtë koncept të veçantë. Ata që dëshirojnë mund të marrin me qira një vilë për më shumë privatësi por edhe pjesët e tjera të këtij resorti kanë se cka të ju ofrojnë. Kompleksi ofron 9 restorante të ndryshme, duke përfshirë “Dining in the Dark” për një eksperiencë të jashtëzakonshme, si dhe një restorant japonez që shërben pjata të nivelit më të lartë. Turismo Travel është këtu për të bërë udhëtimin tuaj në Adam&Eve një aventurë të pamohueshme.

SIDE STELLA ELITE RESORT & SPA

Vendi ideal që ju të kaloni një kohe të mrekullueshme me të dashurën tuaj apo me shoqerin, ku shumë aktivitete për të rritur me shumë muzik e argetim ju presin ne Stella Elite Resort & Spa. Me konceptin e shërbimit “Ultra All Inclusive”  i dedikohet vetëm te rriturve (+16). Perveq kësaj është garancia e një qëndrimi të këndshëm me një gjumë të qetë i rrethuar nga dekorimi i tyre modern. 

STARLIGHT RESORT

Starlight Resort i vendosur në rajonin Side buzë detit , në konceptin Ultra all Inclusive ofrojnë shërbime që mund të përmbushin pritshmëritë e akomodimit të të gjithë mysafirëve, ambiente sportive në përputhje me standardet ndërkombëtare, një numër të madhë të pishinave, rrëshqitje uji dhe plazhin privat –  me rërë dhe guralecë, shtretërit, ombrellat  dhe peshqirët për plazh janë pa pagesë…

TË UDHËTOSH ËSHTË TË JETOSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *