fbpx
TOP 5 Hotele me “Kids Concept” në Antalya

TOP 5 Hotele me “Kids Concept” në Antalya

Feb 7, 2024

A ka në Antalya hotele me “Kids Concept”?

Kur mendoni për një pushim në Antalya me familjen tuaj, zgjedhja e një hoteli që ofron një përvojë të jashtëzakonshme për fëmijët është kritike. Antalya është një nga destinacionet më të frekuentuara për pushime në Turqi dhe ka një gamë të gjerë hotelesh me “Kids Concept“. Kjo siguron mjedisin dhe aktivitetet e përshtatshme për fëmijët, ofron animacione të pasura dhe lojëra argëtuese që do të krijojnë kujtime të paharrueshme për pushimet tuaja.

Hotelet me “Kids Concept” janë të njohura si të përshtatshme për familjet me fëmijë, dhe për të mos folur për Rivieren Turke, e cila është e famshme për hotelet e saj të përshtatshme për të gjitha moshat. Megjithatë, ka ende shumë për të diskutuar.

Në këtë artikull, Turismo Travel do ju tregoj detajisht 5 hotelet më të mira me konceptin “Kids Concept” në Antalya.

GRANADA LUXURY BELEK

Gjatë gjithë akomodimit tuaj, ekipi i Granada Luxury Belek do të bëjë çmos për t’ju bërë të përfitoni nga të gjitha shërbimet. Koncepti i punës është “Ultra All Inclusive”. Kur përmendim atraksionet dhe adrenalinen, Granada Luxury Belek është padyshim në krye të listës me hapësirë të gjerë, pishina të shumta për të gjitha moshat, rrëshqitëse uji, shfaqje speciale dhe koncerte specifike. Përveç kësaj, me “Kids Concept” të tyre, Granada Luxury Belek u ofron mysafirëve aktivitete dhe argëtim në një mjedis, ku fëmijët tuaj do të zbulojnë aventura krejt të reja me bashkëmoshatarët e tyre nga e gjithë bota, në një mjedis të sigurt dhe social në Grandy Kids’ Club.Turismo Travel është adresa juaj për rezervim në këtë hotel.

PEGASOS WORLD HOTEL

Duke qëndruar në Pegasos World Hotel, do të jeni buzë detit, ku gjeni gjithçka për ta bërë akomodimin tuaj sa më të mirë, duke përfshirë edhe një gamë të gjerë aktivitetesh për fëmijë. Pegasos World është gjithashtu një destinacion i preferuar për turismo travel, duke ofruar një ambient të veçantë për fëmijë me “Kids Concept”. Në këtë resort të dedikuar për fëmijë, ata kanë mundësi të gëzojnë një park lojrash të përshtatshëm për ta, një klub me animacione të shumta dhe një dhome të lojërave me video lojra. Gjithashtu, për të lehtësuar prindërit, ka edhe një shërbim kujdestarie për fëmijët nëse ata dëshirojnë të kenë disa momente për vete. Duke ofruar një përvojë të plotësisht immersive, Pegasos World Hotel është destinacioni ideal për një udhëtim të përshtatshëm për të gjithë familjen. Mund të rezervoni qëndrimin tuaj në këtë hotel duke kontaktuar Turismo Travel .

SUNMELIA BEACH RESORT & SPA 

Sunmelia Beach Resort & SPA me koncept All Inclusive ju ofron pushime të qeta dhe komode me të familjen tuaj. Kur përmendim atraksionet dhe adrenalinen Sunmelia Beach Resort & SPA është padyshim në fillim të listës me hapësirë të gjerë, pishina të shumta për të gjitha moshat, rrëshqitëse uji, shfaqje speciale dhe koncerte. Për fëmijët, hoteli ka një kënd ku ata mund të argëtohen me lojëra dhe aktivitete, si dhe të takojnë fëmijë nga vende të ndryshme. Ky hotel ofron një klub për fëmijë me program të përditshëm animacioni, një park me lojëra, dhe një plazh të veçantë për fëmijët. Përveç kësaj, hoteli ofron edhe mini-disco për fëmijët ku ata mund të festojnë bashkë me animatorët. Rezervo tani pushimin tënd në Turismo Travel .

KIRMAN ARYCANDA

I vendosur në Alanya, ky resort i qetë me shërbim në konceptin All Inclusive do ju ofrojë pushime të mrekullueshme së bashku me familjen tuaj. Me një klub për fëmijë, një park lojrash dhe një zonë plazhi të veçantë për fëmijët, ky hotel siguron një përvojë të mrekullueshme për të gjithë anëtarët e familjes. Animacionet për fëmijët dhe mini-disco janë pjesë e programit të përditshëm të këtij hoteli. Për të bërë rezervimet tuaja dhe për të përfshirë detaje për “Kids Concept”, kontaktoni agjencionin e udhëtimit Turismo Travel për rezervim apo me shumë info.

Vikingen Infinity

Në Kemer, Vikingen Infinity është një hotel i bukur me një park të tërë topogani. Përveç topoganeve emocionuese, hoteli ofron edhe shumë aktivitete të tjera për të gjithë mysafirët e tij.

Vitin e kaluar Vikingen Infinity ka bërë një super renovim në ambientin e tij, që për të gjithë pushuesit dmth edhe më shumë argëtim, me shumë pishina të reja dhe shumë topogane eshte nje hotel që duhet të jetë në listen tuaj patjeter këtë vite. Me Turismo Travel eshte edhe me afer jush tani!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *