
Sunmelia Beach Resort & Spa
✅Transferi: 60 Minuta
✅Plazhi: Direkt
✅Koncepti: All Inclusive
✅Regjioni: Side
Sunmelia Beach Resort & SPA me koncept All Inclusive ju ofron pushime të qeta dhe komode me të dashurit tuaj.
Akomodim në lloje te ndryshme të dhomave si dhoma standarte e deri tek suitat e vecanta familjare me arkitekturë moderne ku komoditeti është në kulm.
Si hotel luksoz Sunmelia Beach Resort & SPA ofron shërbim në restorantin kryesor te stilit bufe e hapur me stafin më miqësor dhe menunë e pasur të pijeve dhe ushqimin e shijshëm. Ofrohet sherbim edhe ne restorantet A la Carte, duke filluar nga Turkish A’la Carte e deri tek Chinese A’la Carte, për ata të cilët dëshirojnë të provojnë menutë tradicionale dhe kuzhinën botërore. Gjatë vizitës suaj ju mund të vizitoni nga një herë secilin restorant, pa pagesë.
Kur përmendim atraksionet dhe adrenalinen Sunmelia Beach Resort & SPA është padyshim në fillim të listës me hapësirë të gjerë, pishina të shumta për të gjitha moshat, rrëshqitëse uji, shfaqje speciale dhe koncerte, Sunmelia Beach Resort & SPA u ofron mysafirëve dalje direkte në plazh ku pergjate tërë ditës do te keni aktivitete të ndryshme e pije të shumta.
Relaksimin mund ta gjeni edhe në qendrën Spa, ku stafi profesional do t’ju mundësojë të shijoni shërbime si banjo turke, sauna, fitnes dhe masazhe të ndryshme.
Për fëmijët, hoteli ka një kënd ku ata mund të argëtohen me lojëra dhe aktivitete, si dhe të takojnë fëmijë nga vende të ndryshme.