Qysh me u kënaq me shoqëri në Antalya?
Në një kohë kur miqtë shpesh bëhen më afërt ndërmjet veti sesa familjarët, duket se ndarja e kohës me shoqërinë ka marrë përparësi ndaj kohës me familjen. Ky realitet i ri është veçanërisht i dukshëm kur vjen puna tek udhëtimet dhe pushimet. Një destinacion i shkëlqyeshëm për të ndarë këto momente unike është Antalya, e vendosur në bregdetin mesdhetar të Turqisë.
Merrni tani super ofertën e Turismo Travel dhe kalo një super pushim në Antalya
Plazhet e mahnitshme, ujërat e pastërta dhe aktivitetet e argëtueshme bëjnë Antalya një zgjedhje të përsosur për të kaluar kohën me miqtë dhe për të krijuar kujtime të veçanta së bashku.
Ja disa arsye pse duhet të kaloni pushimet kete vere me shoqerin tuaj:
- Ju mund të bëheni vetja juaj, pasi që miqtë e ngushtë nuk paragjykojnë.
- Ju do të keni mendime të njejta se çfarë të bëni gjatë pushimit.
- Ju do të zbuloni gjëra dhe aftësi të reja tek njëri-tjetri.
- Buxheti nuk paraqet problem pasi ju mund t’a ndani atë me njëri-tjetrin.
- Do të krijoni kujtime që do t’i diskutoni gjatë gjithë jetës.
- Kujtimet do të u’a forcojnë miqësinë tuaj edhe më shumë.
- Së bashku do të përjetoni eksperienca që nuk i keni përjetuar më parë
Hotele luksoze
Vendosuni në hotele luksoze Në Antalya, ka shumë hotele luksoze që ofrojnë koncepte të veçanta për të rriturit, duke ofruar një gamë të gjerë të lehtësish dhe aktivitetesh. Disa resorte të mahnitshme shkojnë edhe më tutje dhe kanë krijuar koncepte të shkëlqyera për të siguruar që gjatë gjithë kohës tuaj të pushimit të keni gjëra interesante për të parë dhe për të bërë bashkë me shoqërinë tuaj. Me çmime të arsyeshme dhe shërbime të shkëlqyera, do të dëshironi që kjo pushim të mos mbarojë kurrë.
Zgjedhni hotelet vetëm për të rritur për më shumë qetësi (Adults Only)
Në shumicën e rasteve, “Adults Only”” do të thotë se hotelet e kësaj kategorie nuk lejojnë fëmijë. Mosha minimale e lejuar ndryshon sipas hoteleve, por zakonisht është +16 ose +18. Hotelet vetëm për të rritur mund të kenë karakteristika të ndryshme pasi disa hotele vetëm për të rritur janë më të gjallë, ndërsa të tjerët janë më të qetë, relaksues dhe romantikë.
Këtu janë 5 prej hoteleve më të mira për të rriturit në Antalya:
- Hotel Adam & Eve
- Horus Paradise
- Orange County Kemer
- White City Resort
- Vikingen Infinity
Kaloni kohë në plazh
Antalya është e njohur për plazhet e saj të bukura dhe ka shumë mundësi për të zgjedhur. Plazhi Lara dhe Konyalti janë dy nga plazhet më të njohura në qytet, me ujëra të pastër kristal dhe rërë të butë. Ju gjithashtu mund të bëni një turne me varkë për të eksploruar destinacione që janë të arritshme vetëm nga deti.
Disa nga plazhet që ju rekomandojmë të vizitoni në Antalya:
- Plazhi Kaputaş
- Side, Kumköy, Çolaklı, dhe Evrenseki
- Plazhi i Belekut
- Side, Sorgun dhe Titreyengöl
Argëtoni veten me këto aktivitete
Antalya është një nga ato destinacione ku mund të gjesh diçka për të gjithë. Së fundi, nëse jeni një adhurues i emocioneve dhe dëshironi të provoni snorkeling, ecje, biçikletë atëherë ju jeni në vendin e duhur ku do të keni shumë gjëra për t’ju mbajtur më të gjallë këtu.
Provoni këto opsione argëtimi në Antalya:
- Merrni një turne me jaht
- Bëni rafting
- Notoni në det
- Hypni në parasailing
- Shetitni parqet
- Bëni shopping në Pazar
- Provoni hiking
Eksploroni pjesen e vjetër të Antalyas
Perveqse një parajsë e vërtetë për adhuruesit e bregdetit, Antalya ka shumë më tepër për të ofruar sesa dielli, rëra dhe deti. Qyteti kujton 6000 vjet histori, disa prej trashëgimisë së të cilit janë ruajtur. Rrënojat e lashta dhe qyteti i bukur i vjetër i Antalyas janë dëshmitarë të një epoke të shkuar prej kohësh.
Ne kemi mbledhur disa nga destinacione me rëndësi në Antalya:
- Plazhet në qytetin e vjetër të Side
- Teatri antik në Side
- Pika historike, Tempulli i Apollonit
- Shatervani monumental
- Agora Shteterore
Provoni kuzhinen lokale
Kuzhina turke ka një histori shumë të gjatë dhe është e ndikuar nga traditat e gatimit të popujve turq, si dhe nga kuzhina persiane, kurde, arabe dhe armene dhe kuzhinat e zonave të Mesdheut dhe Kaukazit. Megjithatë, mund të habiteni nga shumëllojshmëria e ushqimeve tradicionale të disponueshme vetëm në Antalia.
Turismo Travel do te ndaj me ju disa nga ushqimet tradicionale që duhet të provoni kur jeni në rajonin e Antalyas…
- Sallatë Tahini Piyaz
- Skewers qofte
- Embelsira me kungull
- Marmelate bergamot
- Supe Kulakli
- Tırmış
- Akullore e djegur
Jeta e natës në Antalya
Antalya është një nga zonat më të gjalla në Turqi kur bëhet fjalë për jetën e natës. Ahengje gjatë gjithë natës, vallëzime, shfaqje të shkëlqyera, shfaqje ose një atmosferë të mrekullueshme të gjitha këto vetem ne Antalya ju presin.
Këtu janë sugjerimet e tona për të kaluar mbrëmje të mrekullueshme në Antalya pa shpenzuar shumë para:
- Çello Cafe Bar
- Up Shot Bar
- Pub Sheffield
- Pub Jolly Joker
- Aura Club
- Club Inferno
Antalya është një qytet fantastik për t’u eksploruar pasi ka perënduar dielli.
Merrni tani super ofertën e Turismo Travel dhe kalo një super pushim në Antalya