fbpx
Mos harroni asgjë – Disa këshilla para se të niseni në udhëtim

Mos harroni asgjë – Disa këshilla para se të niseni në udhëtim

Jul 12, 2023

Një vit plot punë dhe angazhime të përditshme sigurisht që është shumë i lodhshëm për ju. Turismo Travel është zgjedhja e duhur për të krijuar një ndërprerje në rutinën tuaj të zakonshme. Ne ofrojmë oferta të ndryshme për çdo destinacion për pushimet tuaja, duke ju mundësuar të harroni për një moment ditët e ngarkuara pune.

#ÇeliVera  me Turismo Travel

Udhëtimet janë mënyra perfekte për të shkëputur veten, për të përjetuar emocionet e reja dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme. Megjithatë, shpesh njerëzit mendojnë se udhëtimet janë të shtrenjta. Mirëpo, ne do t’ju tregojmë se si të keni një udhëtim të shkëlqyeshëm edhe me një buxhet më të kufizuar. Jemi këtu për të ofruar këshilla dhe zgjidhje për t’ju bërë udhëtimin tuaj më të lehtë dhe të arritshëm. Pushoni dhe relaksohuni me ndihmën tonë në organizimin e një udhëtimi të shkëlqyeshëm.

Më poshtë i keni disa këshilla të vlefshme:

  • Fluturoni nga aeroporti më i afërt, sepse shpenzimet janë gjithmonë më të vogla.
  • Kërkoni bileta të lira për destinacionin tuaj (fluturimet e tilla realizohen herët në mëngjes ose natën vonë).
  • Gjithmonë përdorni transportin publik .
  • Blijeni një kartë me të cilën do të mund t’i vizitoni muzetë.
  • Konvertoni parat – varësisht se në cilin vend jeni.
  • Përdorni kuzhinën lokale, pa shkuar në restorante të shtrenjta.
  • Instaloni një aplikacion të udhëtimit në telefonin tuaj, ku do të mund t’i shfletoni hartat që ju duhen.
  • Mos keni frikë të kërkoni zbritje për shërbimet plotësuese.
  • Megjithatë gjithmonë përgatituni mire për udhëtimin tuaj paraprakisht.

Dhe në fund – shijojeni udhëtimin me shokët, familjen apo këdo tjetër.

Young couple is standing between two suitcases in airport. She has long hair, glasses, sweater, jeans. He wears beard, black shirt with pants. They are reading on tablet.

Bëjeni udhëtimin tuaj më të lehtë

  1. Zgjidh valixhet me rrota, sepse kështu i thjeshton gjërat.
  2. Mos harro karikuesin e aparatit fotografik dhe të telefonit. Mund të humbasësh kujtim të mrekullueshme. 
  3. Mos merr me vete rroba që duhen hekurosur. Në fakt, mos bli fare rroba të tilla.
  4. Nëse të shkon në mendje të paketosh diçka bëje menjëherë, se më vonë mund të harrosh.
  5. Mos dil nga shtëpia pa u siguruar se i ke me vete pasaportën dhe dokumente të tjera.
  6. Përpara se ta marrësh një libër me vete, për ta lexuar gjatë udhëtimit, shfleto disa faqe të tij dhe sigurohu që nuk është i mërzitshëm.
  7. Pavarësisht nga madhësia, kurrë mos merr më shumë se dy valixhe apo çanta me vete.

Kur të mbërrish

  • Mos u largo nga askund pa blerë një suvenir lokal. Fjalët i merr era, suveniret jo.
  • Kurrë mos e mbaj portofolin në xhepin e pasmë dhe mos e hiq çantën nga krahu. Edhe kur je në bar, vendose çantën poshtë këmbëve ose mbaje në prehër, pasi me dhjetëra turistë të shkujdesur vidhen çdo ditë nëpër lokale e restorante.
  • Pasaportën lëre në xhepin e valixhes, e cila ka më pak mundësi të humbasë, sesa çanta e vogël e shpinës. Bëj gjithashtu kopje të pasaportës, për çdo rast.
  • Mbaj gjithmonë në xhep një pako me facoleta, pasi mund të qëllosh në një tualet pa letër higjienike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *