
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin, ja cili është vendi që do të vizitojnë këtë verë!
Ky vit ka filluar ndryshe dhe mund të quhet një fillim i mbarë, pasi rezervimet e para për pushimet në Antalya kanë nisur që nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit. Edhe pse këtë vit kemi mundësinë të udhëtojmë pa viza, bregdeti më i preferuar për kosovarët vazhdon të jetë Antalya. Ky popullaritet vjen si pasojë e çmimeve të larta në destinacionet e tjera, përfshirë edhe bregdetin shqiptar, të gjitha këto destiancione përveq që ofrojnë cmime të larta, kërkohen edhe pagesa ekstra për cdo gjë.
Një kërkesë specifike që kanë gjithmonë pushuesit është të mos shqetësohen për pagesa ekstra pas fillimit të pushimeve, dhe këtë lehtësi e ofron vetëm Antalya. Pakot per pushime nga Turismo Travel ofrojnë gjithçka të përfshirë: fluturim, akomodim Ultra All Inclusive, ushqim dhe kënaqësi pa fund, duke bërë kështu që të jetë një zgjedhje e lirë dhe e mrekullueshme për t’u shijuar!

Pse Riviera Turke?
Tashmë kur jemi në ditët e nxehta të qershorit, dëshira për pushime në plazhe vetëm sa rritet me çdo moment. E mira e të gjithë pushimit padyshim është kur gjeni një vend të mrekullueshëm me shërbim Ultra All Inclusive, aktivitete për të gjitha moshat, ushqime të shijshme, shumë tobogane dhe pishina, si dhe një plazh të mrekullueshëm.
Për kosovarët, destinacionet e preferuara për këtë verë janë Antalya dhe Bodrum. Resortet në këto vende të shkëlqyera kanë krijuar koncepte të dedikuara për fëmijët dhe janë të pazëvendësueshme sa i përket atraksioneve të veçanta për ta. Në këto hotele do të gjeni gjithmonë shumë aktivitete për fëmijët e vegjël, adoleshentët dhe të gjithë ata që janë në mes të tyre.
Për më tepër, në krahasim me shumë vende të tjera, hotelet turke ofrojnë çmime shumë të volitshme, duke mbetur kështu të preferuarat e kosovarëve.
Ka disa arsye të dukshme që bëjnë Antalyan një destinacion tërheqës për turistët kosovarë. Së pari, aeroporti i Antalyas ofron lidhje të drejtpërdrejta me Prishtinën dhe shumë qytete tjera në Kosovë. Kjo e bën shumë të lehtë dhe të rehatshme për ata që duan të udhëtojnë drejtpërdrejtë në Antalya, ndryshe fluturimet Direkte në Antalya me komoditetin e Turkish Airlines dhe Corendon Airlines.
Per me shume informata rreth hoteleve dhe ofertave:
Nr. Kontaktues: 045 199 991
Email Zyrtar: info@turismo-travel.com