fbpx
Hotelet në qendër të Budapestit

Hotelet në qendër të Budapestit

Dec 16, 2024

Budapesti, kryeqyteti i Hungarisë, është një thesar kulturor dhe historik i jashtëzakonshëm. I njohur për termat e tij të famshme, shëtitjet romantike përgjatë lumit Danub dhe arkitekturën që të lë pa frymë, ky qytet ofron një përvojë të veçantë për çdo vizitor.

Qendra e qytetit, e përqendruar kryesisht në Distriktin V (Belváros-Lipótváros), është zemra e jetës sociale dhe kulturore, duke përfshirë atraksione kryesore si Sheshi i Heronjve, Parlamenti Hungarez, dhe Vörösmarty tér. Nëse po planifikoni të vizitoni këtë qytet të mahnitshëm, Turismo Travel është partneri juaj ideal për rezervimin e hotelit dhe organizimin e udhëtimit. Ja disa hotele të shkëlqyera në zemër të Budapestit që do t’ju ndihmojnë të përjetoni më të mirën që ofron ky qytet.

Cila është pjesa e Budapestit qe kërkohet më së shumti nga turistet

Qendra e Budapestit që preferohet më së shumti nga turistët është Distrikti V (Belváros-Lipótváros), i cili shtrihet përgjatë lumit Danub në anën e Pestit të qytetit. Ky distrikt është zemra historike dhe administrative e Budapestit dhe përfshin disa prej atraksioneve më të famshme, si:

  • Parlamenti Hungarez – Një nga ndërtesat më ikonike në Evropë.
  • Bazilika e Shën Stefanit – Një ndërtesë madhështore fetare.
  • Vörösmarty tér – Një shesh qendror me kafene, restorante dhe dyqane.
  • Rruga Váci – Zona më e njohur për shopping, e mbushur me dyqane dhe restorante.
  • Shëtitorja përgjatë Danubit – Një zonë e bukur për shëtitje, me pamje të mrekullueshme drejt Kështjellës së Buda.

Kjo zonë është e lidhur shumë mirë me transportin publik dhe ndodhet në afërsi të pikave kryesore turistike, duke e bërë atë zgjedhjen e parë për turistët që duan të eksplorojnë qytetin me lehtësi dhe të ndihen në qendër të jetës së tij dinamike. Kjo është një informatë që Turismo Travel i tregon cdo klienti të saj!

Hotel Clark Budapest

Distanca nga Kështjella e Buda: 5 minuta me këmbë

Hotel Clark Budapest ndodhet pranë Ura e Zinxhirëve dhe ofron pamje të mrekullueshme mbi lumin Danub. Dhomat moderne dhe të rehatshme e bëjnë këtë hotel një zgjedhje të preferuar për çiftet dhe udhëtarët e tjerë. Për një darkë speciale, mund të shijoni kuzhinën ndërkombëtare në Leo Rooftop, restoranti i çatisë së hotelit, ndërkohë që admironi pamjet magjepsëse të qytetit. Vlen të theksohet se hoteli eshte adults only, pra mund të akomodohen vetëm të rriturit!

Aria Hotel Budapest

Distanca nga Bazilika e Shën Stefanit: 3 minuta me këmbë

Ky hotel unik, i frymëzuar nga muzika, kombinon luksin me kreativitetin. Secila dhomë është projektuar me një tematikë muzikore të veçantë dhe pajisur me teknologjinë më të fundit. Hoteli ofron një spa të klasit botëror dhe një tarracë të mrekullueshme që ju lejon të shijoni pamjet panoramike të qytetit. Vendndodhja e tij e bën të përsosur për eksplorimin e atraksioneve si Opera e Budapestit dhe Parlamenti Hungarez.

Kempinski Hotel Corvinus Budapest

Distanca nga Vörösmarty tér: 1 minutë me këmbë

I pozicionuar në zemër të Distriktit V, Kempinski Hotel Corvinus Budapest është një nga hotelet më të njohura të qytetit. Me një kombinim të stilit modern dhe elegancës klasike, hoteli ofron dhoma të pajisura me kujdes dhe restorante të njohura, si ÉS Bisztró, ku mund të shijoni gatime hungareze dhe ndërkombëtare. Ky hotel është perfekt për ata që duan të jenë pranë atraksioneve si Rruga Váci dhe Tregu i Madh. Është një nga hotelet më të kërkuara nga klientet në Turismo Travel.

Sofitel Budapest Chain Bridge

Distanca nga Parlamenti Hungarez: 10 minuta me këmbë

Sofitel Budapest Chain Bridge është një hotel modern, i vendosur buzë lumit Danub. Dhomat e tij elegante dhe pamjet magjepsëse mbi lumin e bëjnë të përsosur për udhëtarët që kërkojnë një përvojë të veçantë. Përveç komoditetit të jashtëzakonshëm, hoteli ofron një restorant dhe bar ku mund të shijoni momente të relaksit pas një dite plot eksplorime.

Pse të vizitoni Budapestin?

Budapesti është një qytet që përmbush pritshmëritë e çdo vizitori. Nga shëtitjet romantike përgjatë lumit Danub deri te zhytjet relaksuese në termat historike si Széchenyi dhe Gellért, ky qytet ofron një përzierje të veçantë të kulturës, historisë dhe rehatisë. Nuk mund të largoheni nga Budapesti pa provuar gatimet tradicionale si gulyás dhe ëmbëlsirat si kürtőskalács. Për cdo rekomandim apo edhe per te ju ndihmuar të planifikoni udhetimin tuaj në Budapest, kontaktoni me Turismo Travel!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *