fbpx
Hotelet më të mira në qendër të Pragës

Hotelet më të mira në qendër të Pragës

Dec 11, 2024

Praga është një qytet që mahnit gjatë gjithë vitit, qoftë në pranverë me lulet që çelin në parket historike, në verë me festivalet e gjalla, në vjeshtë me ngjyrat e arta të natyrës, apo në dimër me atmosferën e saj magjike. E njohur për rrugicat e kalldrëmta, urën historike të Karlit dhe arkitekturën gotike të Kështjellës, qendra e Pragës është një vend që nuk duhet humbur në asnjë kohe të vitit e sidomos me cmimet speciale të Turismo Travel. Për t’ju ndihmuar të shijoni më të mirën që ofron ky qytet, ju prezantojmë disa hotele të vendosura në pozicione të shkëlqyera afër zemrës së Pragës. Turismo Travel ju ofron gjithashtu mundësinë të rezervoni këto hotele për një udhëtim të planifikuar me përpikëri!

Cila është qendra e Pragës?

Qendra historike e Pragës përfshin lagjet e njohura të Staré Město (Qyteti i Vjetër), Malá Strana (Lagjja e Vogël), dhe Nové Město (Qyteti i Ri). Në zemër të kësaj zone është Sheshi i Qytetit të Vjetër, ku ndodhet ora astronomike e famshme dhe tregjet magjike të Krishtlindjeve gjatë periudhes së festave të fundvitit. Gjithashtu, Karlův most (Ura e Karlit) dhe Kështjella e Pragës janë ndër atraksionet më të vizituara, të cilat janë lehtësisht të arritshme nga qendra.

Hotel U Prince

Distanca nga Sheshi i Qytetit të Vjetër: 1 minutë me këmbë

Nëse doni të qëndroni në zemër të aksionit dhe me cmim shume të volitshëm që mund ta keni nga Turismo Travel, Hotel U Prince është zgjedhja perfekte. Ky hotel i vendosur pikërisht në Sheshin e Qytetit të Vjetër, ofron dhoma elegante të mobiluara me stil klasik dhe një tarracë fantastike që ofron pamje spektakolare mbi qytetin. Përveç lokacionit të tij të jashtëzakonshëm, hoteli ka një restorant të njohur që shërben kuzhinën tradicionale çeke dhe ndërkombëtare.

Hotel Kings Court

Distanca nga Qendra: 5 minuta me këmbë

Hotel Kings Court është një kombinim i përsosur i elegancës dhe vendndodhjes strategjike. I vendosur pranë rrugës tregtare Na Příkopě dhe afër Pallatit të Komunës, ky hotel ofron jo vetëm luks, por edhe akses të lehtë në atraksionet kryesore të qytetit. Në hotel mund të relaksoheni në spa-në luksoze pas një dite të mbushur me eksplorime në Pragë. Në Turismo Travel hotelin do e gjeni me cmim special për cdo periudhe të vitit!

Grand Hotel Bohemia

Distanca nga Sheshi i Qytetit të Vjetër: 6 minuta me këmbë

Grand Hotel Bohemia është një tjetër zgjedhje ideale për ata që duan një qëndrim të rehatshëm afër qendrës. Hoteli ofron dhoma të bollshme dhe një restorant të njohur për kuzhinën e tij të shkëlqyer. Lokacioni i tij afër rrugës historike Celetná dhe Sheshit të Qytetit të Vjetër ju lejon të eksploroni qytetin me lehtësi.

The Emblem Hotel

Distanca nga Sheshi i Qytetit të Vjetër: 3 minuta me këmbë

The Emblem Hotel kombinon dizajnin modern me luksin në zemër të Pragës. Me një tarracë të mahnitshme që ofron pamje të qytetit dhe një spa për relaksim total, ky hotel është ideal për pushime romantike ose familjare. Vendndodhja e tij pranë urës së Karlit dhe atraksioneve të tjera kryesore e bën këtë hotel të përsosur për një vizitë të rehatshme në qytet.

Hotel Paris Prague

Distanca nga Qendra: 5 minuta me këmbë

Ky hotel historik, i ndërtuar në stilin Art Nouveau, është një simbol i elegancës dhe traditës çeke. Me një vendndodhje të shkëlqyer pranë Kullës së Pluhurit dhe Obecní dům, ky hotel ju ofron një eksperiencë autentike dhe të veçantë. Në ambientet e tij, do të gjeni një restorant të shkëlqyer dhe një qendër shëndetësore për t’u relaksuar pas një dite të gjatë.

Pse të zgjidhni një hotel afër qendrës?

Të qëndroni afër qendrës së Pragës ju lejon të përfitoni sa më shumë nga koha juaj në qytet. Pa humbur kohë me transport, ju mund të ecni drejt Sheshit të Qytetit të Vjetër, Urës së Karlit, apo tregjeve festive. Gjithashtu, të gjitha këto hotele janë të rrethuara nga restorante, dyqane dhe kafene që ofrojnë përvoja unike për çdo vizitor.

Rezervoni me Turismo Travel

Mos lejoni që planifikimi i udhëtimit të jetë një sfidë! Turismo Travel është këtu për t’ju ndihmuar të rezervoni hotelin perfekt dhe të përjetoni Pragën si një profesionist. Na kontaktoni tani për të planifikuar pushimin tuaj dhe shijoni një udhëtim të paharrueshëm në zemër të Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *