fbpx
1 Maji në Turqi | Plazhë në Antalya e shopping në Stamboll

1 Maji në Turqi | Plazhë në Antalya e shopping në Stamboll

Apr 16, 2024

Këtë vitë po e ndryshojmë rutinen, nuk do e festojmë 1 Majin në Germi. Turqia na pret me një super ofertë për të filluar muajin Maj në mënyrë të paharrueshme. Vetëm për 499 Euro për person, mund të shijoni një eksperiencë të paharrueshme, plazhë në Antalya e shopping në Stamboll!

Nisja është nga Prishtina për në Antalya30 Prill. Pas mbërritjes në Aeroportin e Antalyas, transferi ynë ju pret për t’ju dërguar në hotelin, Sensitive Premium Belek, ku do të qëndrojmë për 3 ditë, transferi nga aeroporti për në hotel zgjatë vetëm 30 Minuta.

Sensitive Premium Belek është një hotel i kërkuar për shkak të shërbimeve të larta dhe ambientit të tij të veçantë. Me arkitekturën e tij të mahnitshme, ky hotel ofron një përvojë të vecantë për mysafirët. Me dhoma komode dhe shërbime në konceptin All Inclusive, përfshirë pishinat, restorantet dhe aktivitetet e argëtimit, hoteli siguron një qëndrim të paharrueshëm.

All Inclusive ju lejon të shijoni kënaqësitë e hotelit në çdo kohë të ditës, duke përfshirë vaktet dhe shërbimet për fëmijët. Në rast emergjence, ka një mjek në dispozicion dhe personeli i hotelit është gjithmonë në shërbimin tuaj për të siguruar që qëndrimi juaj të jetë sa më i këndshëm.

Vazhdojmee në Stamboll…

Pas 3 ditëve qëndrimi në Antalya, është koha për të udhëtuar drejt Stambollit. Transferi për në aeroport do të organizohet në kohën e caktuar dhe pasi të ju marrë nga hoteli, do të drejtoheni drejt aeroportit të Antalyas për të vazhduar aventurën më pas në Stamboll. Pas një udhëtimi me aeroplan prej 1 orë e 20 minutash në Aeroportin e Stambollit, një transfer tjetër i Turismo Travel do të ju presë për të ju dërguar në hotelin Tulip City.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, keni mundësinë të shfrytëzoni kohën si të dëshironi. Mund të eksploroni nëpër dyqanet për blerje, të vizitoni vendet më të rëndësishme të Stambollit dhe të shijoni ushqime tradicionale të shijshme. Koha është në dorën tuaj për të eksploruar dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme në këtë qytet të mrekullueshëm.

Cilat janë vendet e rëndësishme për të vizituar në Stamboll?

  1. Hagia Sophia
  2. Xhamia e Blu (Sultan Ahmed Mosque)
  3. Bazar i Madh (Grand Bazaar)
  4. Basilika Cistern
  5. Palati i Topkapit
  6. Galata Tower
  7. Sheshi i Sultanahmet
  8. Istiklal Caddesi
  9. Xhamia e Sulejmanit

Ku me bo shopping?

  1. Forum Istanbul
  2. Mall of Istanbul
  3. Kanyon Shopping Center
  4. Istinye Park
  5. Akmerkez
  6. Grand Bazaar

Këtu janë 5 restorantet më të mira për ushqime tradicionale në Stamboll:

  1. Hamdi Restaurant
  2. Asitane Restaurant
  3. Çiya Sofrası
  4. Karadeniz Aile Pide & Kebap Salonu
  5. Sultanahmet Köftecisi

TË UDHËTOSH ËSHTË TË JETOSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *